Doha - Palët afgane arrijnë marrëveshje për të shpejtuar negociatat

Në takimin e fundit në Doha, palët afgane (Talibani dhe Qeveria afgane) kanë arritur një marrëveshje për të përshpejtuar negociatat dhe mbajtur një raund të ri për të gjetur një zgjidhje të drejtë.

1677344
Doha - Palët afgane arrijnë marrëveshje për të shpejtuar negociatat

Në raundin e fundit të bisedimeve të mbajtur në Doha të Katarit me qëllim për t’i dhënë fund dhunës disavjeçare në Afganistan, delegacionet e Talibanit dhe Qeverisë afgane ranë dakord për të përshpejtuar negociatat dhe mbajtur një raund të ri bisedimesh me synimin për të arritur në një zgjidhje të drejtë.

Siç raporton televizioni kataras “Al Jazeera” në fund të ditës së dytë dhe të fundit të raundit të ri të bisedimeve, që u mbajt në Doha, është bërë një deklaratë e përbashkët me shkrim.

Delegacionet e Qeverisë afgane dhe Talibanit arritën një marrëveshje për të përshpejtuar bisedimet e nivelit të lartë me qëllim gjetjen e një zgjidhjeje të drejtë, njofton “Al Jazeera”.

Pas dy ditë bisedimesh palët janë dakordësuar gjithashtu për “nevojën e arritjes së një marrëveshjeje në përputhje me parimet islame që plotëson interesat e afganëve”.

Delegacionet kanë konfirmuar angazhimin e tyre për t’i vazhduar bisedimet e nivelit të lartë deri në arritjen e një marrëveshjeje të re; delegacionet do të takohen sërish dhe kanë urdhëruar përshpejtimin e negociatave.

Në deklaratë nuk bëhet fjalë për ndonjë datë të caktuar se kur do të mbahet raundi i ri të bisedimeve.

Gjithashtu palët kanë falënderuar Katarin, vendet fqinje dhe shoqërinë ndërkombëtare për “bashkëpunimin në procesin e paqes”; për përpjekjet që po bëjnë në drejtim të vendosjes së paqes së qëndrueshme në Afganistan.

Bisedimet mes palëve afgane kishin filluar vitin e kaluar me qëllim për t’i dhënë fund dhunës që vazhdon prej vitesh në Afganistan. Por në shkurt të 2021 afganët u lanë në mëshirën e fatit dhe në 17 korrik palët i rifilluan bisedimet e Dohas.

 


Lajme të ngjashme