Pas Gjermanisë, reshjet e shiut ndikojnë negativisht jetën edhe në Austri

Është lëshuar alarmi për katastrofë për disa qytete në kufirin e Austrisë me Gjermaninë, kur reshjet e rrëmbyeshme të shiut shkaktuan përmbytje në rajon.

1676935
Pas Gjermanisë, reshjet e shiut ndikojnë negativisht jetën edhe në Austri

Stuhia e shiut ndikoi negativisht jetën në qytete të tilla si: Mittersill,Saalfelden dhe Thalgau, veçanërisht në Hallein të landit të Salzburgut.

Kryetari i Bashkisë së Hallein, Alexander Stangassinger, në një deklaratë për shtyp, paralajmëroi qytetarët të mos zbresin në bodrumet e shtëpive në qytet, ku shirat e mëdha kanë shkaktuar përmbytje.

Stangassinger tha se shumë vendbanime u prekën nga përmbytja dhe se qytetarët në zona të rrezikshme duhet të shpëtohen me helikopter.

Asnjë viktimë ose lëndim nuk është raportuar ende për shkak të përmbytjeve në zonën ku niveli i rrezikut të katastrofës u ndryshua në ngjyrën portokalli.

Kryeministri Sebastian Kurz shkroi në Twitter se reshjet e mëdha të shiut dhe kushtet e këqija të motit kanë shkaktuar dëme serioze në disa pjesë të vendit dhe se ndihma e nevojshme do të sigurohet për ata që do të preken nga përmbytjet.

 


Lajme të ngjashme