Gjermani – Arrin në 81 numri i të vdekur prej përmbytjeve

Si pasojë e përmbytjeve dhe vërshimeve  të shkaktuara nga reshjet e dendura në perëndim të Gjermanisë, numri i personave që kanë mbetur të vdekur është rritur në 81.

1676135

Sipas Agjencisë gjermane të Lajmeve (DPA), në lajmin e bazuar në policinë e Koblenz, 50 persona humbën jetën si pasojë e reshjeve të fuqishme dhe përmbytjeve në Rheinland-Pfalz.

Kurse në Vestfaljan e Veriut më parë ishte bërë e ditur se numri i të vdekurve kishte arritur në 31.

Nga ana tjetër, në rajonin Ahrweiler, në Rheinland-Pfalz ku u shpall gjendje emergjence, 1 mijë e 300 persona rezultojnë të humbur.

Njoftohet se telefonat në rajon nuk punojnë dhe me shumë njerëz nuk mund të arrihet komunikim.

Në të dyja rajonet disa shtëpi u shembën, rrugët dhe rrugicat u përmbytën, dhe shumë shtëpi janë në rrezik shembjeje për shkak të përmbytjeve dhe vërshimeve.

Fjalët Kyçe: #vërshime , #përmbytje , #Gjermani

Lajme të ngjashme