Përmbytjet në Gjermani – 8 të vdekur dhe shumë të humbur

Si pasojë e përmbytjeve dhe vërshimeve  të shkaktuara nga reshjet e dendura në perëndim të Gjermanisë, 8 persona kanë mbetur të vdekur.

1675769
Përmbytjet në Gjermani – 8 të vdekur dhe shumë të humbur

Si pasojë e përmbytjeve dhe vërshimeve  të shkaktuara nga reshjet e dendura në perëndim të Gjermanisë, 8 persona kanë mbetur të vdekur.  

Sipas Agjencisë gjermane të Lajmeve (DPA), 4 persona humbën jetën si pasojë e reshjeve të fuqishme dhe përmbytjeve në rajonin Ahrweiler, ku u shpall gjendje emergjence.

Edhe policia e Koblenzit njoftoi në Twitter se në qytetin e Bad Neuenahr-Ahrweiler, shumë shtëpi u shembën, disa shtëpi janë në rrezik të shemben dhe se në rajon ka viktima.

Në deklaratë u bë e ditur se rreth 50 njerëz pritën të shpëtoheshin duke dalë në çatitë e shtëpive dhe shumë të tjerë janë duke u kërkuar.

Më parë ishte përcjellë informacioni se 6 ndërtesa u shembën në qytezën Schuld, afër qytetit Adenau.

Njoftohet se numri i të kërkuarve në këtë qytet u rrit në 70.

Nga ana tjetër, në qytetin Huckeswagen bëhet e ditur se banorët u evakuuan nga shtëpitë e tyre me gomone.

Kurse në Leverkusen, 468 njerëz në një spital u evakuuan për shkak të  ndërprerjes së energjisë elektrike.

Bëhet e ditur se ndërprerja e energjisë është shkaktuar nga dëmtimi i transformatorëve pasi lumi Dhunn kishte dalë nga shtrati.

Në rajonin e Sauerlandit dy zjarrfikës humbën jetën gjatë punimeve të shpëtimit, ndërsa dy njerëz humbën jetën në bodrumet e shtëpive të tyre që mbetën nën ujë në qytetet Solingen dhe Kamen.


Fjalët Kyçe: #vërshime , #përmbytje , #Gjermani

Lajme të ngjashme