Bregu Perëndimor – Forcat izraelite plagosin një të ri palestinez dhe arrestojnë 12 të tjerë

Një i ri palestinez u plagos të mërkurën nga të shtënat me armë nga ushtria izraelite dhe 12 të tjerë u arrestuan gjatë bastisjeve izraelite në Bregun Perëndimor të pushtuar.

1675388
Bregu Perëndimor – Forcat izraelite plagosin një të ri palestinez dhe arrestojnë 12 të tjerë

Musa Hamayel, nënkryetari i bashkisë Beita të Nablusit, deklaroi se forcat izraelite sulmuan qytetin në orën 02:00 të mëngjesit me kohën lokale dhe filluan një fushatë masive paraburgimi duke arrestuar 13 të rinj para se të lironin dy prej tyre më vonë.

Ai tha se forcat izraelite u tërhoqën në orën 04:30 të mëngjesit me kohën lokale dhe ngritën një pikë kontrolli në hyrjen kryesore të qytetit.

Beita është skenë e protestave pothuajse të përditshme palestineze kundër ndërtimit të vendbanimit Avitar, në Jabal Sabih.

Katër protestues palestinezë janë vrarë në përleshjet e mëparshme me forcat izraelite në qytet.

Izraeli po ndërton një vendbanim të njohur si Avitar, pasi pushtoi rreth një sipërfaqe prej rreth 1.000 m2 në Jabal Sabih, gjë që shkaktoi protesta të shumta.

Kurse në qytetin Tubas, në verilindje të Nablusit, një i ri u plagos në këmbë nga zjarri i ushtarëve izraelitë me plumba të vërtetë dhe një tjetër u arrestua gjatë përleshjeve midis forcave izraelite dhe të rinjve që protestonin ndaj bastisjeve izraelite në kampin e refugjatëve “Al-Faria”, në jug të Tubas.

Institucionet që merren me çështjet e të burgosurve, bëjnë me dije se ka rreth 5.300 të paraburgosur palestinezë në burgjet izraelite, përfshi këtu edhe 520 të arrestuar administrativë.



Lajme të ngjashme