Kryeministri i Luksemburgut shtrohet në spital për shkak të infektimit me Covid-19

Kryeministri i Luksemburgut, Xavier Bettel dje është shtruar në spital për shkak të infektimit me llojin e ri të koronavirusit (Covid-19).

1669814

Bëhet e ditur se Kryeministri Bettel, i cili javën e kaluar rezultoi pozitiv në testin e koronavirusit, është shtruar në spital si masë parandaluese dhe do të mbahet nën kontroll 24 orë.

Ministria e Shtetit e Luksemburgut deklaroi se do të bëhen disa teste në lidhje me gjendjen shëndetësore të 48-vjeçarit Bettel, ndërsa mjekët do të vendosin se a do të qëndrojë apo jo kryeministri në spital.

Më 27 qershor u njoftua se Bettel është infektuar me Covid-19 dhe ka simptoma si dhimbje koke dhe temperaturë e lartë. Kryeministri i Luksemburgut kishte marrë pjesë në Samitin e Liderëve të BE-së të mbajtur më 24-25 qershor dhe krahas kësaj ai nuk pati kontakte të afërta me liderët.

Bettel më 6 maj e kishte marrë dozën e parë të vaksinës AstraZeneca, ndërsa bëhet e ditur se dozën e dytë do ta merrte më 1 korrik.

Lajme të ngjashme