Udhëtimet në BE – Hyn në fuqi “certifikata e vaksinës antiCOVID”

Aplikacioni i “certifikatës së vaksinës”, përgatitur nga Bashkimi Evropian për të lehtësuar udhëtimin gjatë pandemisë së koronavirusit të ri (COVID-19), hyri në fuqi sot (1 korrik 2021).

1668003
Udhëtimet në BE – Hyn në fuqi “certifikata e vaksinës antiCOVID”
AB Dijital Covid Sertifikası 01.jpeg
AB Dijital Covid Sertifikası 03.jpeg

Dokumenti shëndetësor që do të përdoret në udhëtimet brenda kufijve të BE-së, është tashmë zyrtarisht funksional.

Që sot, qytetarët evropianë, joqytetarët rezidentë në BE dhe shtetasit e vendeve të tjera që gëzojnë të drejtën e udhëtimit në shtetet anëtare të Unionit, do të duhet të paraqesin një dokument të ri për të kaluar kufijtë dhe ky do të jetë “Certifikata Digjitale e BE-së kundër COVID-19”, tashmë thelbësore për të udhëtuar në 33 vende të Kontinentit të Vjetër.

I disponueshëm në format letre dhe digjital, ky dokument lëshohet falas dhe merr formën e një kodi “QR” që mund të verifikohet nga kompanitë e transportit (tokësor, hekurudhor, ajror, detar) dhe policia.

Për të parandaluar diskriminimin, certifikatën do të jenë në gjendje ta marrin edhe personat e pavaksinuar.

Certifikata e vaksinës, përveç të dhënave identifikuese (emri/mbiemri, data dhe vendi i lindjes), do të përfshijë veçanërisht informacione që tregojnë nëse individët janë vaksinuar apo jo dhe nëse po ku janë vaksinuar e cilën prej vaksinave antiCOVID kanë marrë, dokumentin mbi shërimin nga sëmundja nëse e kanë kaluar atë, nivelin e antitrupave, si dhe rezultatin e testit PCR.

Llojet e testeve PCR për COVID-19 mund të bëhen deri në 72 orë para udhëtimit dhe të përcaktohen në certifikatë.

Ndërsa testet e shpejta të antigjenit mund të bëhen deri në 48 orë përpara udhëtimit, megjithatë secili shtet anëtar i BE-së do të vendosë vetë për ta njohur ose jo këtë test.

Me këtë certifikatë personat që kanë marrë vaksinat e aprovuara nga BE-ja dhe kanë kaluar 2 javë nga doza e fundit nuk do t'i nënshtrohen kufizimeve të tilla si testime shtesë ose karantinë në udhëtime.

Gjithsesi, vendet do të jenë në gjendje të marrin masa shtesë nëse është e nevojshme, të tilla si mbrojtja e shëndetit publik.

Kështu, për të hyrë në Francë nga një vend evropian duhet aktualisht të justifikohet një skemë vaksinale e plotë (2 javë pas injektimit të fundit ose 4 kur është fjala për vaksinën e prodhuara nga Johnson&Johnson) apo të paraqitet një test PCR me rezultat negativ ose një test antigjenik negativ, të kryer më pak se 72 orë nga hyrja në këtë vend.

Afati ndonjëherë zvogëlohet në 48 orë në vendet e tjera, ku një test pozitiv i kohëve të fundit (shpesh më pak se 6 muaj) mund të pranohet gjithashtu si provë e rimëkëmbjes nga infeksioni.

Në Francë, një certifikatë e ngjashme është e disponueshme në shkallë kombëtare që prej 9 qershorit. Autoritetet këshillojnë përdorimin e versionit të ri në formatin evropian, që mundëson gjithashtu hyrjen në ngjarjet sportive dhe kulturore me më shumë se 1.000 persona.

Përdoruesit e aplikacionit të quajtur “TousAntiCovid”, shkarkuar deri më tani nga mbi 21 milionë francezë që kanë marrë tashmë një kod “QR”, nuk kanë asgjë për të bërë, sepse ai do të përditësohet automatikisht.

Certifikata e vaksinimit do të jetë e vlefshme në të gjitha shtetet e BE-së, si dhe në Andorrë, Islandë, Lihtenshtajn, Monako, Norvegji e Zvicër.

Ky dokument mund t'u lëshohet shtetasve të BE-së, familjeve të tyre pavarësisht se në cilin vend janë shtetas, si dhe vizitorëve që banojnë në BE por nuk janë shtetas të vendeve anëtare të BE-së dhe që kanë të drejtë të udhëtojnë në vendet e tjera të unionit.

BE-ja tashmë ka miratuar vaksinat e prodhuara nga kompanitë farmaceutike “BioNTech-Pfizer”, “Moderna”, “AstraZeneca” dhe “Johnson&Johnson”.



Lajme të ngjashme