Tatar: Barazia në ishull mund të bëhet mbi bazën e sovranitetit

Presidenti i Republikës Turke të Qipros së Veriut (RTQV) Ersin Tatar u nis nga RTQV për t'u takuar me Sekretarin e Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara (OKB) Antonio Guterres në Bruksel të Belgjikës.

1664096
Tatar: Barazia në ishull mund të bëhet mbi bazën e sovranitetit

Presidenti i Republikës Turke të Qipros së Veriut (RTQV) Ersin Tatar deklaroi se "Pranimi i barazisë sonë, mbi bazën e sovranitetit dhe sigurimit të statusit të barazisë ndërkombëtare, mund të bëhet vetëm (në Qipro) dhe më pas mund të diskutohet për çështje të rëndësishme."

Tatar u nis nga RTQV për t'u takuar me Sekretarin e Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara (OKB) Antonio Guterres në Bruksel të Belgjikës.

Në prononcimin e tij të bërë në Aeroportin Ercan para udhëtimit, Tatar tha se ai dhe Guterres do të takohen nesër në mëngjes.

"Ne po luftojmë shumë për të ruajtur barazinë tonë në mënyrë që të ketë një marrëveshje mbi bazën e barazisë në Qipro. Neni i parë i propozimit me 6 pika që unë paraqita në Konferencën joformale të Qipros, të udhëhequr nga Kombet e Bashkuara në Gjenevë më 27-29 prill, është pranimi i barazisë sovrane të popullit qipriot turk dhe arritja e statusit të barazisë ndërkombëtare", bëri të ditur ai.

Duke nënvizuar se ka dërguar një mesazh para dhe pas zgjedhjes së tij si president ku thuhet që "nëse arrihet barazia në Qipro, ata mund të kalojnë në negociata zyrtare", Tatar theksoi se kanë mbështetjen e plotë të Turqisë në zhvillimin e kësaj politike.

 


Lajme të ngjashme