Guterres bën thirrje për mbështetje të operacioneve ndërkufitare në Siri

Sekretari i Përgjithshëm i OKB, Antonoi Guterres gjithashtu u bëri thirrje donatorëve që të rrisin vëllimin e ndihmave humanitare për sirianët.

1664202
Guterres bën thirrje për mbështetje të operacioneve ndërkufitare në Siri

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres bëri thirrje për mbështetje të operacioneve të ndihmave humanitare ndërkufitare për popullin Sirian.

Kreu i organizatës botërore e lëshoi thirrjen e tij në një takim të Këshillit të Sigurimit të OKB mbi situatën në Lindjen e Mesme, të organizuar në Nju-Jork në formatin e një videokonferencë, ku Guterres u lidh nga Bruksel.

Sipas tij, populli sirian po kalon periudhën e tij më të keqe që nga shpërthimi i luftës civile dhe zgjerimi i operacioneve humanitare ndërkufitare është thelbësore për të "shpëtuar jetë".

"Popullsia civile e Sirisë nuk mund të plotësojë nevojat themelore të jetesës dhe në këtë drejtim, si rrjedhojë mandati për sigurimin e ndihmës humanitare këtij vendi, i cili përfundon më 10 korrik, duhet të zgjatet edhe një vit tjetër”,- tha Guterres.

Në të njëjtën kohë, Sekretari i Përgjithshëm i OKB u bëri thirrje donatorëve të rrisin vëllimin e ndihmave humanitare dhe të rrisin rezistencën ndaj sfidave aktuale, duke shprehur dëshirën për të mbledhur 4,2 miliardë dollarë të nevojshëm sa më shpejt të jetë e mundur.

Guterres tërhoqi vëmendjen për faktin se 12,4 milionë njerëz në Siri janë të privuar nga siguria ushqimore. Situata në rajon është përkeqësuar për shkak të krizës ekonomike dhe thatësirës, tha Sekretari i Përgjithshëm.

Përveç kësaj, Guterres tërhoqi vëmendjen për cenueshmërinë e sistemit të kujdesit shëndetësor sirian për shkak të pandemisë së koronavirusit (Covi-19) dhe kujtoi sulmin ndaj spitalit Shifa, që ndodhi në Siri në fillim të qershorit.

Më shumë se 70 për qind e njerëzve në Siri kanë nevojë të ngutshme për ndihmë humanitare. Është e domosdoshme të ruhet qasja në operacionet ndërkufitare, në mënyrë që të ofrohet sa më shumë ndihmë humanitare në rajon. Dështimi për të rinovuar mandatin do të ketë pasoja shkatërruese”, tha Guterres.

“Ne jemi në dialog me Turqinë dhe grupet që kontrollojnë rajonin. Shpresoj shumë që në të ardhmen e afërt të ketë një mundësi për të filluar operacionet ndërkufitare. Unë i nxis anëtarët e Këshillit të Sigurimit të OKB-së të arrijnë një konsensus mbi çështjen e zgjatjes edhe për një vit të lejes për operacionet ndërkufitare”,- tha Sekretari i Përgjithshëm.

“Nuk duhet të harrojmë që zgjidhja e tragjedisë siriane mund të vijë me rrugë politike. Sirianët duhet të gjejnë konsensusin për të ardhmen e tyre. Ka ardhur për t’i dhënë fund makthit 10-vjeçar”,- përfundoi Guterres.

 


Lajme të ngjashme