SHBA-ja ka tërhequr 50% të trupave të saj nga Afganistani

Komanda Qendrore e Shteteve të Bashkuara (CENTCOM) tha se më shumë se ka përfunduar më shumë se gjysma e tërheqjes nga Afganistani.

1663104
SHBA-ja ka tërhequr 50% të trupave të saj nga Afganistani

Komanda Qendrore e Shteteve të Bashkuara (CENTCOM) tha se më shumë se ka përfunduar më shumë se gjysma e tërheqjes nga Afganistani.

Pas vendimit të Presidentit të SHBA-së Joe Biden për të tërhequr të gjitha trupat amerikane nga Afganistani deri në përvjetorin e sulmeve të 11 shtatorit, aktivitetet e tërheqjes filluan në javën e fundit të prillit.

Në një deklaratë në lidhje me tërheqjen të bërë nga CENTCOM thuhet: "Që nga vendimi i presidentit, Shtetet e Bashkuara kanë hequr pajisje me ngarkesa të 763 avionëve transportues C-17 nga Afganistani, ndërsa 14.790 pajisje janë dorëzuar në Agjencinë e Logjistikës së Mbrojtjes për asgjësim."

Deklarata vuri në dukje se e gjithë pajisja e hequr përbëhej nga materiale të mbetura nga përdorimi i personelit, duke mospërfshirë automjete mbrojtës ose pajisje të mëdha.

"Komanda Qendrore vlerëson se tërheqja është bërë më shumë se 50 për qind", thuhet në deklaratë, ndërsa shtohet se Shtetet e Bashkuara i kishin dorëzuar gjashtë objekte ushtarake në Afganistan ushtrisë kombëtare afgane.

Komanda ende nuk ka njoftuar zyrtarisht numrin e trupave të tërhequr.

 


Lajme të ngjashme