Rusia hap zjarr paralajmërues ndaj anijes luftarake britanike në detin e Zi

Ministria e Mbrojtjes e Rusisë pretendoi se anija luftarake britanike "Defender" hyri në ujërat territoriale ruse pranë Fiolentit në Detin e Zi, që ndodhet në jugperëndim të Krimesë, e cila është aneksuar në mënyrë të jashtëligjshme nga Rusia.

1663444
Rusia hap zjarr paralajmërues ndaj anijes luftarake britanike në detin e Zi

Avioni rus hapi zjarr paralajmërues ndaj anijes luftarake britanike për shkelje të kufirit në detin e Zi.

Ministria e Mbrojtjes e Rusisë pretendoi se anija luftarake britanike "Defender" hyri në ujërat territoriale ruse pranë Fiolentit në Detin e Zi, që ndodhet në jugperëndim të Krimesë, e cila është aneksuar në mënyrë të jashtëligjshme nga Rusia.  

Në deklaratë bëhet e ditur se anija ruse e rojës bregdetare hapi zjarr paralajmërues drejt anijes britanike dhe avioni luftarak Su-24 u ngrit në ajër.

"Në ora 12:06 dhe 12:08, anija ruse e patrullimit kufitar hapi zjarr paralajmërues ndaj anijes luftarake britanike. Avion luftarak Su-24, për 9 minuta kreu një bombardim paralajmërues në itinerarin e anijes luftarake britanike "Defender"”, shkruhet në deklaratë.

“Falë veprimeve të përbashkëta të rojës së Flotës së detit të Zi dhe Shërbimit Kufitar FSB-së së Rusisë, anija luftarake britanike "Defender" u largua nga ujërat territoriale ruse dhe u vu në dukje se atasheu ushtarak në Ambasadën Britanike në Moskë u thirr në Ministrinë Ruse të Mbrojtjes në lidhje me incidentin në fjalë”, vijon deklarata.  

Felenk, ku parashtrohet se u shkel nga anija britanike, është brenda ujërave territoriale të Krimesë.

Rusia aneksoi në mënyrë të paligjshme Krimenë në vitin 2014.

Sipas ligjit ndërkombëtar, Krimea konsiderohet se pjesë e Ukrainës.



Lajme të ngjashme