“IA” dhe “HRW” kritikojnë Greqinë dhe “Frontex” për çështjen e azilkërkuesve

Organizata Ndërkombëtare e Amnistisë (IA) ka kritikuar Greqinë për shkeljet ndaj azilkërkuesve.

1663425
“IA” dhe “HRW” kritikojnë Greqinë dhe “Frontex” për çështjen e azilkërkuesve

Organizata Ndërkombëtare e Amnistisë (IA) ka kritikuar Greqinë për shkeljet ndaj azilkërkuesve.

Raporti i fundit i kësaj organizate përmban kritika të rënda kundër Greqisë dhe Agjencisë Evropiane për Menaxhimin e Bashkëpunimit Operacional në Kufijtë e Jashtëm, Frontex.

Në raport shkeljet ndaj azilkërkuesve vlerësohen si shkelje të të drejtave të njeriut nga ana e Greqisë.

Raporti "Greqi: Dhuna, gënjeshtra dhe prapësimi" përfshin zbatimet e policisë kufitare greke në rajonin e lumit Meriç nga qershori deri në dhjetor të vitit 2020. Aty bëhet e ditur se shkeljet e të drejtave të njeriut janë kthyer në "rutinë".

Refugjatët e intervistuar shpjegojnë se ata janë dhunuar dhe afërsisht 1.000 njerëz janë ndikuar nga zbatimet e paligjshme.

Raporti thekson se forcat greke të sigurisë i prapësojnë në mënyrë të paligjshme azilkërkuesit nga toka dhe deti, madje pa marrë parasysh kërkesat e tyre për azil.

Madje edhe azilkërkuesit e kapur 700 kilometra larg kufirit dërgohen në Turqi.

Organizata Ndërkombëtare e Amnistisë ka kritikuar edhe Agjencinë Evropiane për Menaxhimin e Bashkëpunimit Operacional në Kufijtë e Jashtëm për mos përmbushje të detyrës për të ndaluar shkeljet ndaj të drejtave të njeriut dhe kanë kërkuar prezencën në Greqi.  

Ndërkaq edhe Organizata për Monitorimin e të Drejtave të Njeriut (Human Rights Watch HRW) reagoi ndaj Frontex.

Organizata akuzoi Frontex për dështim në mbrojtjen e emigrantëve dhe për të frenuar abuzimet ndaj të drejtave të njeriut jashtë kufijve të Unionit në shumë vende.

Zyrtarët e agjencisë u thirrën për të marrë përgjegjësinë që u takon.



Lajme të ngjashme