Hamas paralajmëroi Izraelin të mos “vonojë” në heqjen e bllokadës së Gazës

Grupet palestineze në Gaza janë takuar për të diskutuar bllokadën e gjatë të Izraelit dhe armëpushimin e fundit.

1663260
Hamas paralajmëroi Izraelin të mos “vonojë” në heqjen e bllokadës së Gazës

Hamas ka paralajmëruar Izraelin që të mos "vonojë" në heqjen e bllokadës së Gazës.

Grupet palestineze në Gaza janë takuar për të diskutuar bllokadën e gjatë të Izraelit dhe armëpushimin e fundit.

Në një deklaratë me shkrim të bërë nga Hamasi pas takimit u tha: "Ne i paralajmërojmë pushtuesit dhe aleatët e tyre që të mos vonojnë në heqjen e bllokadës së Gazës, të mos hezitojnë të ndërmarrin hapat e vendosur më parë për heqjen e bllokadës dhe të mos ndërhyjnë në rindërtimin. Populli dhe kryengritësit tanë nuk do të qëndrojnë të heshtur. Armiku do të shohë që ne jemi gati për çdo opsion."

Në deklaratë, ku bëhet e ditur se “Izraeli nuk do të ketë sukses në politikën e tij të shantazhit”, në mes tjerash u tha: "Ne nuk do të pranojmë asnjë presion mbi popullin tonë ose ndonjë përpjekje për të lidhur çështje të caktuara. I burgosur për të burgosur. Armiku do të shohë ditë të këqija si kurrë më parë. Populli ynë është i gatshëm të sfidojë."

Palestina i ka kërkuar Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara (OKB) Antonio Guterres të përfshijë Izraelin në listën e zezë, e njohur gjithashtu si "lista e turpit" si shkelës i të drejtave të fëmijëve, bëhet e ditur në deklaratë, duke dënuar "bashkëpunimin" e OKB-së me Izraelin dhe duke mos e përfshirë Izraeli në këtë listë.

Deklarata gjithashtu dënoi qëndrimin pro-Izraelit të Koordinatorit Special të OKB-së për Procesin e Paqes në Lindjen e Mesme, Tor Wennesland, ndërsa thekson se OKB-ja është një organizatë universale, humanitare, politike, e cila duhet të ndihmojë në vendosjen e paqes dhe veçanërisht të ndihmojë popujt nën pushtim e jo të mbështesë Izraelin kundër njerëzve të paarmatosur që janë subjekt i çfarëdo lloj bllokimi.

 


Lajme të ngjashme