Jerusalem – 7 të lënduar në përleshjet midis palestinezëve dhe kolonëve hebrenj

Shtatë persona u plagosën në përleshjet midis palestinezëve dhe kolonëve hebrenj në lagjen Sheik Jarrah në Jeruzalemin Lindor të okupuar.

1662530
Jerusalem – 7 të lënduar në përleshjet midis palestinezëve dhe kolonëve hebrenj

Shtatë persona u plagosën në përleshjet midis palestinezëve dhe kolonëve hebrenj në lagjen Sheik JarrahJeruzalemin Lindor të okupuar.

Sipas burimeve lokale, një përleshje ndodhi në mbrëmje midis banorëve të lagjes dhe palestinezëve që ishin në zonë në mbështetje të tyre dhe kolonëve hebrenj ndërsa tensionet u rritën në lagje.

Policia izraelite në zonë përdori bomba zhurmuese dhe gaz lotsjellës në përpjekje për të parandaluar përleshjen, në të cilën palët hodhën karrige dhe gurë.

Gjatë ndërhyrjes policia izraelite hodhi bomba zhurmuese në një shtëpi afër pasi goditi disa nga palestinezët me shkopinj.

Gjysmëhëna e Kuqe Palestineze tha në një deklaratë me shkrim se shtatë palestinezë u plagosën dhe dy persona u shtruan në spital si pasojë e ndërhyrjes së policisë izraelite.

 


Lajme të ngjashme