SHBA-ja paralajmëron Kinën për origjinën “e vërtetë” të COVID-19: Izolimi ndërkombëtar i mundshëm

Këshilltari i Sigurisë Kombëtare të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jake Sullivan, paralajmëroi se Kina mund të përballet me izolim ndërkombëtar nëse nuk lejon një hetim “të vërtetë” mbi origjinën e virusit që shkaktoi pandeminë COVID-19.

1662150
SHBA-ja paralajmëron Kinën për origjinën “e vërtetë” të COVID-19: Izolimi ndërkombëtar i mundshëm

Sipas medias amerikane, këshilltari Sullivan theksoi se ata nuk do të lëshojnë kërcënime ose ultimatume në momentin aktual, ajo çfarë do të bëjnë është të vazhdojnë të sigurojnë mbështetje nga bashkësia ndërkombëtare.

Jake Sullivan vuri në pah se administrata amerikane do të rishikojë se si të përgjigjet nëse Kina nuk përmbush detyrimet e saj.

“Ne do ta bëjmë këtë në bashkëpunim dhe koordinim me aleatët e partnerët tanë. Kina mund të përballet me izolim në shoqërinë ndërkombëtare nëse nuk bashkëpunon për hetimin e origjinës së vërtetë të pandemisë”, saktësoi ai.



Lajme të ngjashme