Turqia ka dërguar 216 mijë doza vaksinash kundër koronavirusit në RTQV

Në kuadër të luftës kundër llojit të ri të kronavirusit (Covid-19) Turqia dërgoi edhe 26 mijë doza të tjera të vaksinës Sinovac në Republikën Turke të Qipros së Veriut.

1660475

Një ambulancë ajrore e Ministrisë së Shëndetësisë, që transportoi vaksinat, u ul në aeroportin “Ercan” të RTQV-së dhe vaksinat iu dorëzuan autoriteteve të Ministrisë së Shëndetësisë.

Kështu që Turqia, deri më tani, ka dërguar 216 mijë doza vaksinash kundër koronavirusit në Republikën Turke të Qipros së Veriut.

Deri në fund të korrikut planifikohet që kjo shifër të arrijë në 300 mijë doza.

Ministri i Shëndetësisë së RTQV, Unal Ustel, në vlerësimin e tij për Radio Televizionin Bayrak (BRT) në lidhje me kontaktet e tij në Ankara, theksoi se një numër i caktuar i vaksinave do të dërgohen nga Turqia çdo javë deri në fund të korrikut dhe do të fillojë një fushatë vaksinimi.

Lajme të ngjashme