Franca heq Turqinë nga kategoria e kuqe e vendeve për kufizimin e udhëtimeve

Franca ka hequr Turqinë nga lista e saj e "vendeve të kuqe" ku ka vendosur kufizime të udhëtimit në mënyrë që të parandalojë përhapjen e epidemisë së llojit të ri të koronavirusit (Covid-19).

1659870

Ambasadori i Turqisë në Paris, Ali Onaner, tha në Twitter se si rezultat i informacionit që ata siguruan, Turqia ishte zhvendosur nga kategoria e kuqe në portokalli në listën e Francës të kufizimeve të udhëtimit.

"Uroj të gjithë udhëtarëve një pushim të shëndetshme dhe të bukur," tha Onaner.

Kështu, karantina e detyrueshme për pasagjerët që udhëtonin nga Turqia në Francë për 10 ditë u hoq.

Për sa i përket gjendjes së epidemisë Franca i klasifikon vendet në tre kategori të ndara: jeshile, portokalli dhe të kuqe. Në vendet në kategorinë e gjelbër pranohet që virusi nuk po përhapet në mënyrë aktive dhe variantet e Covid-19 nuk janë shqetësuese, në vendet e përfshira në kategorinë portokall Covid-19 po përhapet në mënyrë aktive, por mbahet nën kontroll, dhe në vendet në kategorinë e kuqe, variantet e virusit konsiderohen alarmante.

Lajme të ngjashme