Samiti BE-SHBA: Me Turqinë synohet një marrëdhënie bashkëpunimi dhe interesi të përbashkët

Në deklaratën e përbashkët të publikuar në fund të samitit midis Bashkimit Evropian (BE) dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), u deklarua se "me një Turqi demokratike synohet një marrëdhënie e bazuar në bashkëpunim dhe interes të përbashkët".

1659283
Samiti BE-SHBA: Me Turqinë synohet një marrëdhënie bashkëpunimi dhe interesi të përbashkët

Në deklaratën e përbashkët të publikuar në fund të samitit midis Bashkimit Evropian (BE) dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), u deklarua se "me një Turqi demokratike synohet një marrëdhënie e bazuar në bashkëpunim dhe interes të përbashkët".

Pas samitit BE-SHBA, të zhvilluar të martën në Bruksel, kryeqytetin e Belgjikës midis Presidentit Amerikan, Joe Biden me Presidentin e Këshillit të Bashkimit Evropian, Charles Michel dhe Presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, u publikua në deklaratë e përbashkët.

Në pjesën e marrëdhënieve ndërkombëtare u përfshinë gjithashtu Mesdheu Lindor dhe Turqia.

“Ne jemi të vendosur të punojmë krah për krah për uljen e qëndrueshme të tensioneve në Mesdheun Lindor, ku ndryshimet duhet të zgjidhen në përputhje me dialogun e mirëbesimit dhe të drejtën ndërkombëtare. Ne synojmë një marrëdhënie me një Turqi demokratike bazuar në bashkëpunim dhe interes të përbashkët”, thuhet në deklaratë.

Në deklaratë, ndërkohë që u deklarua qëllimi i konsultimit të ngushtë dhe bashkëpunimit në qasjet ndaj Kinës, theksi u vu tek "unitetin" në qëndrimin ndaj Rusisë.

Gjithashtu u theksua se kanalet e komunikimit mbahen të hapura dhe se partnerët lindorë të BE-së si Moldavia, Ukraina dhe Gjeorgjia do të vazhdojnë të mbështeten, ndërsa janë në solidaritet me popullin e Bjellorusisë.

Kurse në lidhje me Sirinë, u theksua se zgjedhjet që Beshar Esad fitoi ishin të paligjshme dhe bashkësisë ndërkombëtare iu bë thirrje për një zgjidhje politike në përputhje me rezolutat e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara (OKB) dhe kërkimi i llogarisë së regjimit të Esadit për krimet e tij të paskrupullta.

Ndërsa Këshillit të Sigurimit të OKB-së iu thirrje për të siguruar që ndihmat t'u dorëzohet të gjithëve njerëzve në nevojë në mënyrë që të përmbushet nevoja në rritje për ndihmë humanitare në Siri.  

Në deklaratë u bë e ditur se u rikonfirmua angazhimin për paqe, siguri dhe stabilitet në Libi dhe u shpreh kënaqësia për armëpushimin në Lindjen e Mesme. Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës nënvizuan nevojën që izraelitët dhe palestinezët të gëzojnë liri të barabartë, siguri, prosperitet dhe demokraci mbi bazën e një zgjidhjeje me dy shtete.

Gjithashtu në deklaratë u shpreh mbështetje për bisedimet e vazhdueshme në Vjenë, kryeqyteti i Austrisë, që synojnë kthimin e Shteteve të Bashkuara në marrëveshjen bërthamore me Iranin.

 


Lajme të ngjashme