Forcat izraelite vrasin një palestineze në Jerusalemin Lindor

Një grua palestineze ka vdekur pasi forcat izraelite hapën zjarr në Jerusalemin Lindor të okupuar me pretekst për "tentim për t'i shtypur me automjet".

1659346
Forcat izraelite vrasin një palestineze në Jerusalemin Lindor

Një grua palestineze ka vdekur pasi forcat izraelite hapën zjarr në Jerusalemin Lindor të okupuar me pretekst për "tentim për t'i shtypur me automjet".

Forcat izraelite hapën zjarr mbi palestinezen 29-vjeçare, Mey Khalid Yusuf, pranë fshatit Hizma në Jerusalemin Lindor, njoftoi agjencia zyrtare e lajmeve palestineze “WAFA”.

Asnjë informacion nuk u dha mbi incidentin ose gjendjen e gruas së plagosur.

Ndërkohë, ushtria izraelite tha në një deklaratë me shkrim se gruaja, e cila u qëllua, "u përpoq të shtypë ushtarët me një automjet" pranë fshatit Hizma, pastaj doli nga automjeti dhe tentoi të kryen sulm me thikë.

Deklarata tha se gruaja palestineze u qëllua dhe u "neutralizua" nga trupat izraelite, por nuk u dhanë hollësi për shëndetin e saj.

Media izraelite tha se gruaja palestineze në fjalë vdiq në vendin e ngjarjes.

Ndërkaq autoritetet palestineze nuk bënë ndonjë deklaratë zyrtare mbi incidentin.

Më 12 qershor, forcat izraelite hapën zjarr ndaj një gruaje palestineze për "përpjekjen e sulmit me thikë" në pikë izraelite të kontrollit Kalendiya midis qytetit të okupuar të Ramallahut dhe Jerusalemit LindorBregun Perëndimor.

 


Lajme të ngjashme