BE-ja prezanton dokumentin që përcakton kornizën e marrëdhënieve me Rusinë

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Punë të Jashtme dhe Politikat e Sigurisë, Josep Borrell, ka përgatitur një dokument që do t'u paraqitet për miratim shteteve anëtarë të BE-së, për të përcaktuar kornizën e marrëdhënieve të saj me Rusinë.

1659404
BE-ja prezanton dokumentin që përcakton kornizën e marrëdhënieve me Rusinë

Në konferencën për shtyp lidhur me prezantimin e dokumentit, Josep Borrell tha se marrëdhëniet (me Rusinë) do t'i zhvillojnë në 3 kuptime themelore.

“Sot, ne po përcaktojmë gjendjen e marrëdhënieve BE-Rusi me gjithë kompleksitetin e tyre dhe propozojmë një mënyrë për të ecur përpara: njëkohësisht të shtyjmë pas, të kufizojmë dhe të angazhojmë Rusinë”, theksoi ai.

“Rusia është fqinji më i madh i BE dhe një aktor i rëndësishëm global”, shtoi Borrell duke fajësuar administratën e Moskës për përkeqësimin e marrëdhënieve BE-Rusi në vitet e fundit.

Pavarësisht se Rusia përpiqet të na ndajë – vijoi shefi i diplomacisë evropiane – BE-ja ka mbetur e bashkuar dhe ky unitet është pasuria jonë më e madhe, të cilën duhet ta konsolidojmë më tej.

Duke e konsideruar bashkëpunimin e ngushtë me Rusinë si një mundësi të largët, Borrell vazhdoi me këto fjalë: “BE-ja duhet të jetë realisht e përgatitur për një përkeqësim të mëtejshëm në marrëdhëniet me Rusinë. Marrëdhëniet janë aktualisht në nivelin e tyre më të ulët. Një pengesë e mëtejshme duket të jetë më e mundshmja për momentin.”

Josep Borrell deklaroi se ata duan që marrëdhëniet me Rusinë të jenë më të qëndrueshme dhe më të parashikueshme, prandaj ata do të veprojnë me botëkuptimin e “shtyjmë pras, kufizojmë dhe angazhojmë”.



Lajme të ngjashme