Putin: Marrëdhëniet ruso-amerikane u flijuan për politikën e brendshme të Amerikës

Kryetari të Shtetit të Rusisë, Vladimir Putin tha se marrëdhëniet ruso-amerikane, në vitet e fundit, janë flijuar si pasojë e përpjekjeve në politikën e brendshme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

1658293
Putin: Marrëdhëniet ruso-amerikane u flijuan për politikën e brendshme të Amerikës

Kryetari të Shtetit të Rusisë, Vladimir Putin tha se marrëdhëniet ruso-amerikane, në vitet e fundit, janë flijuar si pasojë e përpjekjeve në politikën e brendshme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.  

Para takimit të tij me Presidentin amerikan, Joe Biden në Gjenevë të Zvicrës që do të zhvillohet nesër (e mërkurë), Putini bëri deklarata për çështjet aktuale në një intervistë për kanalin amerikan “NBC”.

Duke iu referuar marrëdhënieve midis Rusisë dhe SHBA, Putini deklaroi se ata janë të gatshëm të punojnë me Amerikën në shumë fusha.

"Në marrëdhëniet ndërkombëtare stabiliteti dhe parashikueshmëria janë vlerat më të rëndësishme. Nga partnerët tanë amerikanë ne nuk kemi parë asgjë në lidhje me këtë në vitet e fundit", u shpreh Vladimir Putin.

Kurse në lidhje me akuzën e SHBA-së ndaj Rusisë për ndërhyrje në zgjedhje dhe organizimin e një sulmi kibernetik, Putini tha: "Marrëdhëniet ruso-amerikane janë flijuar për luftën e brendshme politike në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në vitet e fundit."

Ai rikujtoi se edhe më parë i kishin ofruar Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të punuar së bashku në hapësirën kibernetike, po Amerika e kishte refuzuar këtë ofertë.

Duke aluduar se NATO e shpalli hapësirën kibernetike si një zonë "lufte", Putini theksoi se Rusia është "e shqetësuar" nga kjo.

Kurse duke vlerësuar ndërtimin e aeroplanmbajtësit të katërt të Kinës, Putini tha se kjo nuk përbën rrezik për Rusinë.

Kryetari të Shtetit të Rusisë, Putini theksoi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë më shumë anije për transport avionësh sesa Kina.

Në lidhje me shpalljen e organizatave që janë të lidhura me opozitarin rus, Aleksey Navalnıy, i cili është i burgosur në Rusi, si ekstremiste, Putin, duke iu referuar ligjit që ka hyrë në fuqi për “agjentët e huaj” në vend, tha: "Kjo nuk është një gjë që e kemi shpikur ne. Ligji i agjentëve të huaj u miratua në Shtetet e Bashkuar të Amerikës në vitet 1930. Ky ligj është më i ashpër se i yni. Ai synon të parandalojë ndërhyrjet në jetën e brendshme politike të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Në përgjithësi, unë mendoj se ky ligj është i saktë."



Lajme të ngjashme