Stoltenberg: Turqia dhe SHBA bisedojnë për qëndrueshmërinë e infrastrukturës kritike në Afganistan

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg tha se disa aleatë të NATO-s, të tilla si Turqia dhe SHBA, janë në dialog të drejtpërdrejtë për t'i bërë të qëndrueshme infrastrukturat kritike të tilla si aeroportet në Afganistan.

1657527
Stoltenberg: Turqia dhe SHBA bisedojnë për qëndrueshmërinë e infrastrukturës kritike në Afganistan
erdogan macron.jpg
erdogan merkel.jpg

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg tha se disa aleatë të NATO-s, të tilla si Turqia dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA), janë në dialog të drejtpërdrejtë për t'i bërë të qëndrueshme infrastrukturat kritike të tilla si aeroportet në Afganistan.

Stoltenberg u prononcua me të mbërritur në selinë e NATO-s për Samitin në Bruksel të Belgjikës.

"Sot ne po hapim një kapitull të ri në marrëdhëniet tona transatlantike", tha Stoltenberg, duke shtuar se udhëheqësit në Samitin e NATO-s do të diskutojnë shumë çështje, përfshirë Rusinë dhe Kinën.

"Marrëdhëniet tona me Rusinë janë në nivelin e tyre më të ulët që nga Lufta e Ftohtë. Kjo është për shkak të veprimeve agresive të Rusisë. Unë besoj se udhëheqësit do të konfirmojnë qasjen tonë dypalëshe ndaj Rusisë në formën e "mbrojtjes së fortë të kombinuar me dialogun", tha ai.

Stoltenberg tha se është e nevojshme të punohet me Kinën mbi ndryshimin e klimës dhe kontrollin e armëve.

"Sidoqoftë, forcimi ushtarak i Kinës, rritja e ndikimit dhe qëndrimet shtrënguese paraqesin gjithashtu disa sfida në drejtim të sigurisë sonë. Ne duhet t'i trajtojmë ato së bashku si një aleancë", shtoi ai.

I pyetur në lidhje me vendimin e NATO-s për t'i dhënë fund misionit të saj në Afganistan, Stoltenberg tha se ata do të vazhdojnë të mbështesin afganët dhe të vazhdojnë ndihmën financiare për forcat afgane të sigurisë.

Stoltenberg tha se po punojnë për mënyrën e mirëmbajtjes së infrastrukturës kritike, përfshirë aeroportin.

"Disa vende të NATO-s, të tilla si Shtetet e Bashkuara dhe Turqia, janë gjithashtu në dialog të drejtpërdrejtë se si të bëhet një aeroport ndërkombëtar i qëndrueshëm në Kabul. Kjo është e rëndësishme për praninë e vazhdueshme diplomatike dhe ndihmën për aleatët e NATO-s dhe të gjithë bashkësinë ndërkombëtare", bëri të ditur Stoltenberg.

 


Lajme të ngjashme