Siri – 3 civilë plagosen në sulmin e forcave të regjimit në Idlib

Në Siri, 3 civilë u plagosën në sulmin e kryer nga grupe terroriste të kontrolluara nga regjimi i Esadit dhe mbështetësit të tij, Irani, në vendbanimet civile duke shkelur armëpushimin e vendosur në Zonën e Çtensionimit në Idlib.

1657512
Siri – 3 civilë plagosen në sulmin e forcave të regjimit në Idlib

Forcat e regjimit të vendosura në Maarratunnuman në juglindje të Idlibit shkelën armëpushimin duke sulmuar me armë që bëjnë qitje tokë-tokë fshatrat Mağara, Beynin dhe Kensefra, që ndodhen në autostradën M4 në jug të Idlibit.

Tre civilë, përfshirë dy fëmijë dhe një grua, u plagosën gjatë këtij sulmi. Të plagosurit u dërguan në spitalet përreth.

Si pasojë e sulmeve që regjimi i Esadit dhe mbështetësit e tij kanë kryer javën e fundit në Idlib kanë humbur jetën 20 civilë, janë plagosur 36 civilë dhe janë zhvendosur 1.867 civilë.

 


Lajme të ngjashme