NATO e gatshme të parandalojë kërcënimet e sigurisë ndaj Turqisë

Shtetet anëtare të NATO-s janë zotuar të rrisin kontributin e tyre në masat e sigurisë për Turqinë, thuhet në deklaratën përfundimtare të Samitit të NATO-s, që u mbajt sot ne Bruksel.

1657919
NATO e gatshme të parandalojë kërcënimet e sigurisë ndaj Turqisë
erdogan stoltenberg.jpg

Përfundoi Samiti i NATO-s qe u mbajt sot në kryeqytetin e Belgjikës, Bruksel.

Shtetet anëtare të NATO-s janë zotuar të rrisin kontributin e tyre në masat e sigurisë për Turqinë. Kjo thuhet në deklaratën përfundimtare të udhëheqësve të shteteve të Aleancës së Atlantikut të Veriut, të miratuar të hënën në samitin në Bruksel.

NATO mbetet e gatshme për të parandaluar kërcënimet ndaj Turqisë, duke përfshirë sulmet me raketa nga territori Sirian. Ne vazhdojmë të vlerësojmë gjasat e një kërcënimi për lëshimin e raketave balistike nga territori sirian. Ne jemi të përkushtuar për zbatimin gjithëpërfshirës të hapave për të mbështetur sigurinë e Turqisë",- thuhet në vijim të deklaratës.

Vendet e Aleancës së Atlantikut të Veriut janë të bindura se siguria dhe stabiliteti në Siri është i mundur vetëm nëse kërkesat e Rezolutës 2254 të Këshillit të Sigurimit të OKB zbatohen duke promovuar një "proces të vërtetë politik".

Dokumenti bën thirrje për zgjatjen e lejes së OKB-së për furnizimin me ndihma humanitare në Siri për të paktën 12 muaj të tjerë.

"Vendet e Aleancës së Atlantikut të Veriut përsëri shprehin mirënjohjen e tyre për aleatin e tyre Turqinë për mbështetjen që jep duke strehuar në vendin e saj me miliona refugjatë sirianë", thotë dokumenti.

Vendet anëtare të NATO-s të rrisin shpenzimet e mbrojtjes dhe sigurisë

Deklarata përfundimtare gjithashtu tha se vendet anëtare të NATO-s janë zotuar që të rrisin shpenzimet për mbrojtjen dhe sigurinë.

“10 anëtarët e NATO-s pritet të shpenzojnë 2 për qind ose më shumë të PBB-së së tyre në mbrojtje këtë vit. Dy të tretat e anëtarëve planifikojnë të arrijnë 2 për qind deri në 2024”, vijon deklarata.

NATO po fillon gjithashtu të zhvillojë një Koncept të ri Strategjik për aleancën, që do të miratohet në samitin e 2022 në Spanjë.

Përveç kësaj, NATO do të krijojë një qendër të re për zhvillimin e teknologjisë.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg në deklaratën që bëri pas samitit tha:

“Sot hapëm një faqe të re në Aleancën tonë. Trajtuam çështje me rëndësi jetike për sigurinë tonë dhe morëm vendime me përfshirje të gjerë”.

“Liderët e NATO-s konfirmuan angazhimin e tyre për të qëndruar pranë Afganistanit duke trajnuar dhe mbështetur financiarisht forcat dhe institucionet afgane”,- u shpreh Stoltenberg.

"Ne nuk duam tensione ose keqkuptime me Rusinë, por ne do të ndërmarrim hapa për të rritur kapacitetin tonë të mbrojtjes dhe parandalimit", shtoi ai. 

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s deklaroi se ata nuk synojnë të vendosin raketa bërthamore me bazë tokësore në Evropë, megjithëkëtë NATO do t'i përgjigjet armatimit në rritje të Rusisë.

"Kina po ecën me shpejtësi drejt armatimit bërthamor. Ajo po rrit bashkëpunimin ushtarak, përfshirë stërvitjet e përbashkëta me Rusinë. Aleatët kanë rënë dakord të punojnë me vende si Australia dhe Japonia kundër Kinës",- tha në vijim të fjalës së tij Stoltenberg.

"Ne do të vazhdojmë aktivitetet tona trajnuese me partnerët tanë në Ukrainë dhe Gjeorgji",- konfirmoi Stoltenberg dhe shtoi:

"NATO qëndron pranë Ukrainës, ne do të vazhdojmë mbështetjen tonë. NATO është në solidaritet me Ukrainën. Secili vend e vizaton vet rrugën e tij, Rusia nuk mund të thotë asgjë për anëtarësimin e Ukrainës në NATO". 



Lajme të ngjashme