Sameh Shoukry: Egjipti po përpiqet të mbyllë hesapet e vjetra me Katarin

Ministri i Punëve të Jashtme të Egjiptin, Sameh Shoukry, deklaroi të dielën se vendi i tij po përpiqet të mbyllë hesapet e vjetra me Katarin për të arritur interesat kombëtare dhe forcuar lidhjet me vendet arabe.

1657005
Sameh Shoukry: Egjipti po përpiqet të mbyllë hesapet e vjetra me Katarin

Ky vlerësim i shefit të diplomacisë egjiptiane erdhi gjatë interviste me kanalin televiziv “Sada al-Balad” me seli në Kajro.

Duke bërë komente mbi marrëdhëniet e vendit të tij me Katarin, Sameh Shoukry u shpreh me këto fjalë: “Ne duam t'i mbyllim hesapet e së kaluarës me Katarin në mënyrë që të rivendosim rrjedhën normale të marrëdhënieve, të arrijmë interesat kombëtare dhe të forcojmë lidhjet me vendet vëllazërore arabe.”

Ai tha se me synimin për t'i rivendosur marrëdhëniet me një ritëm të qëndrueshëm, Egjipti po ndërmerr hapa të kujdesshme për të parë se sa vendi përfiton nga rikthimi i marrëdhënieve me Katarin.

“Po merren në konsideratë të gjitha dosjet në lidhje me sigurinë dhe stabilitetin e Egjiptit dhe po vlerësohet përgjigja e Katarit ndaj të gjitha shqetësimeve të Egjiptit”, shtoi kryediplomati egjiptian.

I pyetur rreth “hezitimit të Dohas për të garantuar se nuk do të kthehet në politikat e kundërshtuara nga Kajroja”, ministri Shoukry u përgjigj me këto fjalë: “Institucionet dhe mekanizmat e Egjiptit kanë pushtet të mjaftueshëm për mbrojtur dhe monitoruar interesat e vendit.”



Lajme të ngjashme