Libi – Ndalohen mbi 1.000 klandestinë në 2 ditët e fundit

Organizata Ndërkombëtare e Emigracionit (IOM), një prej shumë agjencive të Kombeve të Bashkuara, njoftoi të shtunën se mbi 1.000 emigrantë të parregullt janë kapur në ujërat territoriale të Libisë në 48 orët e fundit.

1656956
Libi – Ndalohen mbi 1.000 klandestinë në 2 ditët e fundit

“Mbi 1.000 emigrantë të parregullt janë ndaluar nga Roja Bregdetare Libiane në dy ditët e fundit. Më shumë njerëz janë kthyer deri më tani gjatë këtij viti sesa në tërë vitin 2020”, deklaroi nga llogaria e saj në rrjetin social “Twitter” zëdhënësja e IOM-së, Safa Msehli, pa dhënë detaje të tjera.

Libia është bërë një nga pikat më të rëndësishme për emigrantët e parregullt afrikanë, të cilët viteve të fundit udhëtojnë gjithnjë e më shumë në mënyrë klandestine drejt Evropës në përpjekje për t'u shpëtuar konflikteve dhe varfërisë në vendet e tyre të origjinës.



Lajme të ngjashme