Forcat izraelite arrestojnë 3 fëmijë palestinezë teksa luanin futboll

Ushtarët izraelitë arrestuan të shtunën 3 fëmijë nga kampi i refugjatëve “Aida” në qytetin e Betlehemit, në jug të Bregut Perëndimor të pushtuar.

1656967
Forcat izraelite arrestojnë 3 fëmijë palestinezë teksa luanin futboll

Agjencia palestineze e lajmeve “WAFA” tha se 14-vjeçarët Mahmoud Baraqaa e Abdullah Abu Srour, si dhe 15-vjeçari Amhad Zakaria Baraqaa, u arrestuan ndërsa po luanin futboll.

Policia izraelite arrestoi gjithashtu 3 palestinezë të tjerë në Jerusalemin Lindor të okupuar. Dëshmitarët thanë se të arrestuarit ishin rreth 20 vjeç dhe u kërcënuan me armë nga autoritetet.

Zyrtarët izraelitë nuk janë prononcuar ende në lidhje me arrestimet në fjalë.

Një total prej 4.634 palestinezësh janë arrestuan gjatë vitit 2020 nga Izraeli në territoret e pushtuara palestineze, përfshi këtu Bregun Perëndimor, Jerusalemin Lindor dhe Gazën, sipas një raporti të Organizatës për Çlirimin e Palestinës (PLO).

“Të paktën 543 të arrestuar ishin fëmijë dhe 128 gra”, thekson raporti duke shtuar se forcat izraelite zgjeruan ndalimet arbitrare të grave e fëmijëve në vitin 2020 dhe përdorën metoda të ndryshme torturash gjatë arrestimeve.



Lajme të ngjashme