Takimi Sisi-Selman, në fokus marrëdhëniet dypalëshe dhe rajonale

Presidenti i Egjiptit, Abdelfattah Es-Sisi u takua me Princin Trashëgimtarë të Arabisë Saudite, Mohamed bin Selman.

1656510
Takimi Sisi-Selman, në fokus marrëdhëniet dypalëshe dhe rajonale

Presidenti i Egjiptit, Abdelfattah Es-Sisi u takua me Princin Trashëgimtarë të Arabisë Saudite, Mohamed bin Selman.

Në postimin e bërë në faqen zyrtare të “Facebookut”, Sisi bëri të ditur se në takimin e zhvilluar të premten në qytetin Sharm El Sheikh të Egjiptit, me Princin Trashëgimtarë të Arabisë Saudite, Mohamed bin Salman u përqendruan në diskutimin e mënyrave për zhvillimin e marrëdhënieve të përbashkëta midis dy vendeve.

Ai tha gjithashtu se me Selmanin, të cilin e cilësoi “vëlla” ndanë vizionet e tyre për çështjet rajonale dhe ndërkombëtare me shqetësim të përbashkët dhe konfirmoi vlerësimin e përhershëm për marrëdhëniet shumë të mira që lidhin Egjiptin dhe Arabinë Saudite në të gjitha nivelet.

Sisi gjithashtu u shpreh se është "krenar" për marrëdhëniet e jashtëzakonshme që lidhin Egjiptin dhe Arabinë Saudite në një nivel zyrtar dhe jozyrtar.

Selman e kishte zhvilluar vizitën e tij të parë jashtë shtetit në Egjipt kur mori detyrën në 5 mars 2018.

 



Lajme të ngjashme