SHBA – Sulm me armë zjarri ndaj një baze ushtarake në Teksas

Një sulm me armë zjarri u krye ndaj një baze ushtarake në Teksas të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA). Vazhdojnë punimet për kapjen e dy sulmuesve që u arratisën pas sulmit.

1655183

Bëhet e ditur se në sulmin ndaj bazës San Antonio-Lackland nuk pati viktima dhe të lënduar dhe se ka filluar hetimi në lidhje me rastin.

Nënkolonel Brian S. Loveless, një zyrtar i bazës Lackland, që është baza më e madhe e Departamentit amerikan të Mbrojtjes, tha se hetimet për gjetjen e dy sulmuesve të paidentifikuar, të cilët qëlluan me armë zjarri ndaj portës kryesore të bazës është duke vazhduar.

Zona ushtarake, e cila ishte e mbyllur për hyrje për shkak të incidentit, u hap pas një kohe.

Lajme të ngjashme