Putin paralajmëron NATO-n për afrimin në kufijtë e Rusisë

Presidenti rus Vladimir Putin tha se afrimi i NATO-s në kufijtë e vendit të tij është mjaft i rëndësishëm për të ndikuar në sigurinë e Rusisë.

1655556
Putin paralajmëron NATO-n për afrimin në kufijtë e Rusisë

Në një intervistë për kanalin “Rossiya-1”, Putin theksoi se NATO ka forcuar infrastrukturën e saj ushtarake pranë kufijve rusë.

"Afrimi i NATO-s ndaj kufijve tanë është një çështje aq e rëndësishme sa që ndikon në sigurinë e Rusisë dhe qytetarëve të saj",- tha shefi i Kremlinit.

Pasi deklaroi se zgjerimi i NATO-s drejt lindjes është realizuar në dy dallgë Putini tha:

"Kjo ndodhi në një kohë kur marrëdhëniet midis Rusisë dhe vendeve perëndimore ishin në nivelin e partneritetit, por të gjitha shqetësimet tona u injoruan. Unë nuk dua të flas ashpër, por ata shkelën interesat tona. Kjo ndodhi në një kohë kur marrëdhëniet ishin të mira. Perëndimi i vendos interesat e veta gjeopolitikë mbi interesat e njerëzve dhe popujve të tjerë".

Duke iu referuar faktit që Ukraina dëshiron të bëhet një anëtare e NATO-s, Putini theksoi se kjo nuk është një çështje boshe.

"Raketat amerikane në Poloni dhe Rumani mund të arrijnë në rajonin qendror të Rusisë për 15 minuta. Le të supozojmë se Ukraina është një anëtare e NATO-s. Koha e fluturimit të raketave amerikane nga qytetet Kharkiv ose Dnipro për në Moskë do të ulet në 7-10 minuta",- u shpreh lideri rus.

Putini tha se shumë qytetarë ukrainas nuk duan anëtarësim e vendit të tyre në NATO.

 


Lajme të ngjashme