PE bën thirrje për pezullimin e të drejtave të pronësisë intelektuale për vaksinat antiCovid

Në p/rezolutën që miratoi në seancën e të enjtes Parlamenti Evropian (PE) ka bërë thirrje për heqjen e të drejtave të pronësisë intelektuale mbi vaksinat e koronavirusit të llojit të ri (Covid-19).

1655605
PE bën thirrje për pezullimin e të drejtave të pronësisë intelektuale për vaksinat antiCovid

Në seancën e Asamblesë së Përgjithshme të Parlamentit Evropian, mbajtur në qytetin francez të Strasburgut, projektrezoluta për të drejtat e pronësisë intelektuale në vaksinat antiCovid u miratua me 355 vota “pro”, 263 "jo" dhe 71 “abstenim”.

Drafti bën thirrje për pezullim të përkohshëm të të drejtave të pronësisë intelektuale në vaksinat Covid-19 për të mbajtur çmimet e vaksinave dhe pajisjeve mjekësore në një nivel të arsyeshëm dhe për të përshpejtuar qasjen globale tek vaksinat.

Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) dhe Mbretërisë së Bashkuar u kërkohet të shfuqizojnë vendimet që ndalojnë eksportin e vaksinave dhe lëndëve të para.

PE thekson se licencimi vullnetar, transferimi i të dhënave teknike dhe teknologjive duhet të garantohen për të rritur prodhimin e vaksinave në një plan afatgjatë.

P/rezoluta gjithashtu kërkon më shumë mbështetje për Programin COVAX, për Qasje Globale në Vaksinat kundër COVID-19, i cili synon shpërndarjen e vaksinave midis vendeve në nevojë dhe është një iniciativë e mbështetur nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH).

Pezullimi i të drejtave të pronësisë intelektuale mbështetet nga vendet e varfra dhe nga disa vende në zhvillim, ndërsa disa vende perëndimore dhe kompani farmaceutike e kundërshtojnë një plan të tillë.

 


Lajme të ngjashme