Kirby: Bisedojmë me Turqinë për prezencën në Afganistan

Zëdhënësi Pentagonit, John Kirby tha se me Turqinë kanë zhvilluar bisedimet paraprake për sigurinë e Aeroportit Ndërkombëtar ‘Hamid Karzai’ në kryeqytetin e Afganistanit, Kabul pas tërheqjes së ushtarëve amerikanë nga ky vend.

1655480
Kirby: Bisedojmë me Turqinë për prezencën në Afganistan

Zëdhënësi i Departamentit amerikan të Mbrojtjes (Pentagon), John Kirby tha se me Turqinë kanë zhvilluar bisedimet paraprake për sigurinë e Aeroportit Ndërkombëtar ‘Hamid Karzai’ në kryeqytetin e Afganistanit, Kabul pas tërheqjes së ushtarëve amerikanë nga ky vend.

Duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarit në konferencën e përditshme për shtyp rreth fjalëve të ministrit të Mbrojtjes Kombëtare të Turqisë, Hulusi Akar, se Turqia mund të garantojë sigurinë e Aeroportit Ndërkombëtar të Kabulit ‘Hamid Karzai’ nëse plotësohen kushtet, Kirby deklaroi se nuk ishte në dijeni të këtyre deklaratave por tha se zhvillohen bisedime me Ankaranë për këtë çështje.

“Ne kemi bisedime të vazhdueshme me udhëheqësit turq në lidhje me planet e tyre për sigurinë për aeroportin. Padyshim, ky është një vendim që duhet të marrë Presidenti Erdogan dhe ne e respektojmë këtë, por natyrisht që ne kemi pasur disa bisedime paraprake dhe siç kemi thënë më parë përgjithësisht, siguria në aeroport do të jetë e rëndësishme jo vetëm për Shtetet e Bashkuara të Amerikës por edhe për kombet e tjera në mënyrë që të mbajnë praninë e tyre diplomatike në Kabul", tha ai.

Ministri i Mbrojtjes Kombëtare të Turqisë, Hulusi Akar, në një deklaratë të bërë ditën e martë deklaroi se ata biseduan me autoritetet amerikane në lidhje me Afganistanin.

"Ne synojmë të qëndrojmë në Afganistan në varësi të kushteve. Cilat janë kushtet tona? Mbështetja politike, financiare dhe logjistike. Nëse këto bëhen, ne mund të qëndrojmë në Aeroportin Ndërkombëtar “Hamid Karzai", tha ai.

Presidenti i SHBA Joe Biden urdhëroi tërheqjen e të gjithë trupave amerikane nga Afganistani deri në përvjetorin e 11 shtatorit.

Sipas të dhënave të Komandës Qendrore të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (CENTCOM) 50 për qind e tërheqjes ka përfunduar.



Lajme të ngjashme