ShBA ul nivelin e paralajmërimit për udhëtimet në 90 vende

Departamenti amerikan i Shtetit (ShBA) ka rishikuar paralajmërimin e tij "Mos udhëtoni" për 90 vende, përfshirë Turqinë, për shkak të pandemisë së koronavirusit të ri (Covid-19), duke e ulur një shkallë më poshtë në "Rishikoni udhëtimin tuaj".

1654447
ShBA ul nivelin e paralajmërimit për udhëtimet në 90 vende

Departamenti i Shtetit uli në nivelin e 3-të paralajmërimin e rrezikut të udhëtimit në vende të treta, të cilin e kishte ngritur në nivelin e 4-t muajin e kaluar për 90 vende, përfshirë Turqinë për shkak të Covid-19.

Vlen të përmendet se Departamenti amerikan i Shtetit ka ulur në nivelin e 3-të edhe paralajmërimin e udhëtimit në Japoni, e cila do të presë Lojërat Olimpike të Tokios, që do të fillojnë në 23 qershor.

Nga ana tjetër, edhe Qendra Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) e ka ulur paralajmërimin e udhëtimit nga niveli i 4-ët në nivelin e 3-të për 110 vende, përfshirë Turqinë dhe Japoninë.



Lajme të ngjashme