Izraeli mbyll selinë e Komiteteve të Punës Shëndetësore në Ramallah për arsye “sigurie”

Izraeli mbylli selinë e Komiteteve të Punës Shëndetësore, një organizatë joqeveritare që siguron kujdes shëndetësor për palestinezët në qytetin e okupuar Ramallah në Bregun Perëndimor.

1654704
Izraeli mbyll selinë e Komiteteve të Punës Shëndetësore në Ramallah për arsye “sigurie”

Izraeli mbylli selinë e Komiteteve të Punës Shëndetësore, një organizatë joqeveritare që siguron kujdes shëndetësor për palestinezët në qytetin e okupuar Ramallah në Bregun Perëndimor, për gjashtë muaj për arsye "sigurie".

“Forcat ushtarake izraelite bastisën selinë në Ramallah në rrethin Sath Merhaba”, thuhet në deklaratën e lëshuar nga Komitetet e Punës Shëndetësore.

Në mes tjerash në deklaratë bëhet e ditur se forcat izraelite shkatërruan dyert në seli, shkatërruan disa nga mjetet dhe pajisjet brenda dhe konfiskuan kompjuterët.

“Ushtarët izraelitë mbyllën derën e jashtme duke varur një vendim për të mbyllur menjëherë dy agjenci që i përkisnin Komiteteve të Punës Shëndetësore për gjashtë muaj dhe ndaluan hyrjen e punonjësve në zyra”, tha deklarata, duke pretenduar se autoritetet izraelite morën vendimin për ta mbyllur atë "për arsye sigurie".

Deklarata dënoi vendimin, duke treguar se institucionet shëndetësore palestineze që ofrojnë kujdes shëndetësor për palestinezët janë në shënjestër të forcave izraelite.

 


Lajme të ngjashme