Palët në bisedime për marrëveshjen bërthamore me Iranin do të takohen sërish javën e ardhshme

Si pjesë e bisedimeve mbi marrëveshjen bërthamore me Iranin palët do të takohen në kryeqytetin Vjenë të Austrisë javën e ardhshme.

1650847
Palët në bisedime për marrëveshjen bërthamore me Iranin do të takohen sërish javën e ardhshme

Si pjesë e bisedimeve mbi marrëveshjen bërthamore me Iranin palët do të takohen në kryeqytetin Vjenë të Austrisë javën e ardhshme.

Bëhet e ditur se palët javën e ardhshme do të diskutojnë për një vendim përfundimtar në bisedimet në Vjenë duke u përqendruar në zbatimin e plotë të marrëveshjes bërthamore me Iranin dhe kthimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) në marrëveshje.

Në takimin e Komisionit të Përbashkët për Planin e Përgjithshëm të Përbashkët të Veprimit (KOEP) të kryesuar nga Enrique Mora, Zëvendëssekretari i Përgjithshëm dhe Drejtori Politik i Shërbimit të Marrëdhënieve me Jashtë të BE-së në emër të Përfaqësuesit të Lartë të Bashkimit Evropian (BE) për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, morën pjesë edhe përfaqësuesit e lartë nga Rusia, Kina, Gjermania, Britania, Franca dhe Irani.

Pas takimit, Mora vuri në dukje se palët që takohen për herë të 5-të po punojnë për të zbatuar plotësisht marrëveshjen dhe kthimin e mundshëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në marrëveshje.

Mora tha se shpreson që ky takim do të jetë i fundit për një vendim përfundimtar, por që të dy palët do të takohen përsëri në Vjenë për sesionin e 6-të javën e ardhshme.

Ai tha se krahas çështjeve teknike janë bërë përpjekje për të marrë edhe një vendim politik kështu që përfaqësuesit do të kthehen në vendet e tyre dhe do të ndajnë zhvillimet me eprorët, ndërsa shtoi se shpreson që negociatat do të përfundojnë në takimin e javës së ardhshme me qasje të reja.



Lajme të ngjashme