SHBA dhe OKB bëjnë thirrje për një armëpushim të menjëhershëm në Jemen

Përfaqësuesi Special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Jemenin, Tim Lenderking dhe Përfaqësuesi Special i Kombeve të Bashkuara (KB) për Jemen, Martin Griffiths bënë thirrje për një armëpushim të menjëhershëm në Jemen.

1650066

Në llogarinë e medias sociale të Departamentit amerikan të Shtetit për Çështjet e Lindjes së Afërt, bëhet e ditur se Lenderking dhe Griffiths u takuan në Aman, kryeqytetin e Jordanisë.

Gjatë takimit erdhi në rend të ditës vizita e fundit e Griffiths në Sana.

Ata bënë thirrje për një armëpushim të menjëhershëm dhe gjithëpërfshirës në të gjithë vendin për të siguruar ndihmën humanitare të nevojshme për popullin jemenas.

Lajme të ngjashme