Nëse Izraeli vazhdon me shkelje në Jerusalem një luftë mund të rezultojë në shkatërrimin e tij

Hassan Nasrallah, Sekretari i Përgjithshëm i Hezbollahut me bazë në Liban, paralajmëroi që nëse Izraeli vazhdon shkeljet e tij në Jerusalemin Lindor të okupuar "një luftë rajonale mund të rezultojë në shkatërrimin e këtij vendi".

1645873

Duke folur në aktivitetin e përvjetorit të 21 të përfundimit të okupimit izraelit në Libanin jugor, Nasrallah tha: "Izraelitët duhet të kuptojnë se sulmi në Mesxhid-i Aksa dhe vendet e shenjta në Jerusalemin Lindor të okupuar është i ndryshëm nga sulmet e tjera. Si përfundim, rezistenca në Gaza nuk do të mbetet në kufijtë e saj."

"Kur vendet e shenjta janë në rrezik, kufijtë artificialë nuk kanë asnjë kuptim", tha Nasrallah, duke shtuar se izraelitët duan të arrijnë ekuacionin e "luftës rajonale kundër Jerusalemit", ndërsa bëri të ditur se "ata do të kuptojnë se çdo hap që hedhin përmes këtij ekuacioni do të sjellë një fund.”

Duke vënë në dukje se grupet palestineze të rezistencës në Gaza kanë arritur një sukses të madh ushtarak kundër Izraelit, Nasrallah tha se ky sukses i ka rikthyer besueshmërinë kauzës palestineze dhe ka bërë të pavlefshëm planin e ashtuquajtur të paqes të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), të njohur si “Marrëveshja e Shekullit”.

"Rezistenca në Liban (Hezbollah) është shumë e mirë për sa i përket përgatitjes. Mos bëni asnjë gabim në vlerësimin e Libanit", tha ai.

Ndërkohë, ushtarët izraelitë qëlluan me gaz lotsjellës në Libanin jugor, ku mbështetësit e Hezbollahut po demonstronin për të shënuar përvjetorin e 21-të të tërheqjes së Izraelit nga rajoni.

Katër bomba me gaz lotsjellës të qëlluara në qytetin kufitar Al-Adeyse rrezikuan njerëzit me mbytje.

Lajme të ngjashme