Komisioni i BE-së: Zyra e Prokurorit Publik Evropian operacionale më 1 qershor

Zyra e prokurorit për hetime dhe ndjekje penale në lidhje me krimet që kanë të bëjnë me buxhetin e Bashkimit Evropian, do të bëhet operacionale më 1 qershor.

1646165
Komisioni i BE-së: Zyra e Prokurorit Publik Evropian operacionale më 1 qershor

Komisioni i BE-së njoftoi se Zyra e Prokurorit Publik Evropian (EPPO) ka vendosur të fillojë zyrtarisht operacionet e saj.

Pasi vihet në pah se EPPO-ja do të hetojë mashtrimet në lidhje me shpenzimet dhe të ardhurat, mashtrimet që përfshijnë dy ose më shumë shtete anëtare dhe që lidhen me Tatimin mbi Vlerën e Shtuar (TVSH) prej të paktën 10 milionë eurosh, pastrimin e pasurive të siguruara me mashtrim nga buxheti i BE-së, si dhe korrupsionin e abuzimet që prekin interesat financiare të BE-së, në deklaratën e Komisionit Evropian theksohet se autoriteti në fjalë do të veprojë në mënyrë të pavarur nga institucionet dhe shtetet anëtare të BE-së.

Deklarata sqaron gjithashtu se pritet që Zyra e Prokurorit Publik Evropian ta ketë selinë në Luksemburg dhe të shqyrtojë rreth 3 mijë dosje çdo vit.

Shtetet anëtare të BE-së patën rënë dakord në vitin 2017 për të bashkëpunuar në drejtim të themelimit të Zyrës së Prokurorit Publik Evropian dhe 22 prej tyre patën njoftuar se do të ishin pjesë e këtij institucioni.

Suedia, Hungaria, Polonia, Irlanda dhe Danimarka zgjodhën të mos jenë pjesë e EPPO-s.

Institucionet e BE-së qenë pajtuar gjithashtu për emërimin e Laura Codruta Kovesi në postin e Kryeprokurorit Evropian.



Lajme të ngjashme