Ministri i Jashtëm francez paralajmëroi Izraelin për zbatimin e regjimit “aparteid”

Ministri i Jashtëm francez Jean-Yves Le Drian ka paralajmëruar Izraelin ndaj zbatimit të regjimit "aparteid" kundër popullsisë arabe.

1644451
Ministri i Jashtëm francez paralajmëroi Izraelin për zbatimin e regjimit “aparteid”

Ministri i Jashtëm francez Jean-Yves Le Drian ka paralajmëruar Izraelin ndaj zbatimit të regjimit "aparteid" kundër popullsisë arabe.

Duke kujtuar ngjarjet në qytetin Lod të Izraelit, Jean-Yves Le Drian tha se kjo është hera e parë që tensionet midis Izraelit dhe Palestinës shpërthejnë në qytetet e Izraelit.

"Kjo gjithashtu sugjeron që nëse zgjidhjet e tjera përveç një zgjidhje me dy shtete miratohen në të ardhmen, do të ketë elementë afatgjatë të aparteidit," tha Le Drian, duke shtuar se rreziku i aparteidit është i lartë nëse Izraeli vazhdon të veprojë me logjikën e një shteti ose për të ruajtur “status quo”-në.

Le Drian theksoi nevojën për të ringjallur procesin e paqes në Lindjen e Mesme, për ta filluar atë me hapa të vegjël dhe për të ndërtuar besimin midis palëve.

Një kolon i armatosur hebre në Lod, në juglindje të kryeqytetit izraelit Tel-Aviv, plagosi dy palestinezë dhe vrau një tjetër.

Popullsia arabe e qytetit kishte organizuar demonstrata në mbështetje të Jerusalemit dhe Mesxhidit Al-Aksa, ndërsa policia izraelite në disa qytete arrestoi disa palestinezë që morën pjesë në këto demonstrata.

 


Lajme të ngjashme