Kolonët hebrenj sulmojnë palestinezët në Bregun e okupuar Perëndimor

Si pasojë e sulmeve të kolonëve hebrenj ndaj palestinezëve në veri të Bregut të okupuar Perëndimor u plagosën 7 persona.

1644539
Kolonët hebrenj sulmojnë palestinezët në Bregun e okupuar Perëndimor
Filistin4.jpg

Si pasojë e sulmeve të kolonëve hebrenj ndaj palestinezëve në veri të Bregut të okupuar Perëndimor u plagosën 7 persona.

Said Zeydan, kryetari i Bashkisë së Deyrastiya në qytetin Selfit, tha në një deklaratë se një grup hebrenjsh nga vendbanimi Itamar po përpiqeshin të kalonin me bagëti në rajonin e luginës Gana, ku ndodhen tokat bujqësore palestineze.

“Përleshjet midis palëve shpërthyen pasi palestinezët bllokuan kalimin sepse kafshët që u përkisnin kolonëve hebrenj do të dëmtonin fushat e agrumeve”, tha Zeydan, duke shtuar se kolonët sulmuan palestinezët me gurë, shkopinj dhe gaz lotsjellës.  

Shtatë palestinezë u plagosën dhe u transportuan në spitalet në Selfit dhe Kalkilya, tha Zeydan, duke shtuar se ushtarët izraelitë gjithashtu shkuan në zonë për të siguruar mbrojtje për kolonët hebrenj në incident, i cili zgjati rreth tre orë.

Kolonët hebrenj kanë filluar së fundmi të dëmtojnë të korrat duke kullotur bagëtinë e tyre në tokat bujqësore palestineze.

Zyrtarët palestinezë thonë se trupat izraelite dhe kolonët hebrenj kanë kryer sulme të ngjashme në disa pjesë të Bregut Perëndimor në një përpjekje për të larguar palestinezët nga territori i tyre.

 


Lajme të ngjashme