Izrael - Rreth 300 hebrenj kërkojnë dhënien fund diskriminimit racor në Gazë

Rreth 300 hebrenj izraelitë kanë kërkuar që qeveria e Tel-Avivit t'i japë fund diskriminimit racor dhe që bashkësia ndërkombëtare të marrë masa për të mbrojtur palestinezët.

1642489
Izrael - Rreth 300 hebrenj kërkojnë dhënien fund diskriminimit racor në Gazë

Rreth 300 hebrenj izraelitë kanë kërkuar që qeveria e Tel-Avivit t'i japë fund diskriminimit racor dhe që bashkësia ndërkombëtare të marrë masa për të mbrojtur palestinezët.

Deri më tani, rreth 300 hebrenj izraelitë kanë marrë pjesë në peticionin me titull "Hebrenjtë izraelitë duan t'i japin fund diskriminimit racor izraelit".

Në një deklaratë të bërë nga organizatorët e fushatës thuhet se si hebrenj izraelitë, ata kundërshtojnë veprimet e qeverisë dhe refuzojnë të pranojnë sistemin e epërsisë hebraike, ndërsa i bëhet thirrje shoqërisë ndërkombëtare të ndërmarrë veprime urgjente për të ndaluar sulmet izraelite dhe për të mbrojtur palestinezët në Rripin e Gazës, Bregun Perëndimor, Jerusalem , Al-Jalil, Negev, Lid, Jaffa dhe Haifa.

“Në javët e fundit, qeveria izraelite ka rritur përpjekjet për t’i uzurpuar shtëpitë palestineze në Jerusalemin Lindor dhe rivendosjen e kolonëve hebrenj”, thuhet në deklaratë, ndërsa shtohet se të gjitha këto bëhen si pjesë e përpjekjeve që filluan në vitin 1967 për të çifutizuar qytetin.

Forcat izraelite forcuan sulmet e tyre ndaj Xhamisë Al-Aksa gjatë Ramazanit dhe kolonëve hebrenj iu dha drita jeshile për të sulmuar palestinezët në Bregun Perëndimor, Jerusalem dhe në territoret e vitit 1948, thuhet në deklaratë.

"Ndërsa ne po bëjmë këtë deklaratë, Izraeli po bën një tjetër masakër në Gaza. Ndërkohë, Izraeli refuzoi shumicën e thirrjeve të ndërmjetësuesve për negociata me Hamasin për një armëpushim. Ai vazhdon të bombardojë lagjet në Gaza. Bllokimi çnjerëzor vazhdon", thuhet në mes tjerash në deklaratë.

Deklarata bëri thirrje gjithashtu për zbatimin e sanksioneve të njohura si BDS (Lëvizja Bojkot, Tërheqja e Investimeve dhe Sanksioneve kundër Izraelit), të drejtës së kthimit të palestinezëve dhe përpjekjeve për të arritur një zgjidhje të drejtë.

 


Lajme të ngjashme