Abu Marzook: Izraeli s'ka fuqi të luftojë në shumë fronte, armëpushimi në 1 apo 2 ditë

Nënkryetari i Byrosë Politike të Hamasit, Mousa Mohammed Abu Marzook, deklaroi të enjten se armëpushimi në Gazë mund të arrihet për 1-2 ditë.

1642583
Abu Marzook: Izraeli s'ka fuqi të luftojë në shumë fronte, armëpushimi në 1 apo 2 ditë

Duke folur për kanalin televiziv “Al-Mayadeen” me seli në kryeqytetin Bejrut të Libanit, Abu Marzook theksoi se ai shpreson që përpjekjet për vendosjen e armëpushimin do të rezultojnë të suksesshme.

“Parashikimi im është që armëpushimi në Rripin e Gazës do të arritjet brenda 1 apo 2 ditësh”, u shpreh ai.

Izraeli – vijoi Abu Marzook – s'ka fuqi për të luftuar në shumë fronte, prandaj Tel-Avivi është shumë i shqetësuar se portat e ferrit mund të hapen mbi të.

Pasi rikujtoi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës fillimisht nuk ishin dakord për ta diskutuar çështjen në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, zyrtari i lartë i Hamasit komentoi se “qëndrimi i Uashingtonit ndryshoi pikërisht pasi rezistenca palestineze goditi Tel-Avivin.

Nga ana tjetër, kanali televiziv izraelit “Keshet 12”, në një lajm të bazuar në burime pranë autoriteteve të sigurisë së vendit, bëri me dije se përpara ditës së premte nuk pritet as ndalja e sulmeve në Rripin e Gazës dhe as arritja e një armëpushimi në rajon.



Lajme të ngjashme