Palestina i bën thirrje OKB-së për të mbrojtur fëmijët në Gazë

Palestina kërkoi nga Kombet e Bashkuara të ndalojnë krimet e Izraelit kundër fëmijëve palestinezë.

1641470
Palestina i bën thirrje OKB-së për të mbrojtur fëmijët në Gazë

Palestina kërkoi nga Kombet e Bashkuara të ndalojnë krimet e Izraelit kundër fëmijëve palestinezë.

Ministri i Jashtëm i Palestinës, Riyad al-Maliki i dërgoi një mesazh të Dërguarës Speciale të OKB-së për Fëmijët dhe Konfliktet e Armatosura, Virginia Gamba, në lidhje me sulmet e vazhdueshme të Izraelit në Gazë.

Maliki, në mesazhin e tij, theksoi se sulmet intensive dhe të dhunshme të Izraelit në Gaza shkaktuan vdekjen e dhjetëra fëmijëve dhe se fëmijët palestinezë nuk kanë një vend të sigurt për t'u strehuar.

"Ne i kërkojmë Gamba-s të mbrojë fëmijët palestinezë dhe të ftojë Izraelin që të ndalojë sulmet e tij ndaj fëmijëve palestinezë", u shpreh Maliki.

Që prej 10 majit e këtej, sulmet e Izraelit në Rripin e Gazës ka martirizuar 212 njerëz, mes tyre 61 fëmijë dhe 36 gra, si dhe ka plagosur 1.400 të tjerë.

 


Lajme të ngjashme