Javad Zarif: SHBA-ja i jep Izraelit raketa “precizioni” për të vrarë më shumë fëmijë

Ministri i Punëve të Jashtme të Iranit, Mohammad Javad Zarif, deklaroi të hënën vonë se SHBA-ja po i jep Izraelit raketa të tjera “precizioni” me vlerë 735 milionë dollarë për të vrarë më shumë fëmijë me më tepër precizion.

1641367
Javad Zarif: SHBA-ja i jep Izraelit raketa “precizioni” për të vrarë më shumë fëmijë

Javad Zarif reagoi ndaj administratës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, e cila përveçse bllokoi përpjekjet në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për të ndalur sulmet e rënda izraelite në Rripin e Gazës, miratoi edhe shitjen e municioneve të drejtuara me precizion me vlerë 735 milionë dollarë për shtetin hebre.

“Ndërsa municionet e prodhuara nga SHBA-ja bien mbi palestinezë të pafajshëm, SHBA-ja i jep Izraelit raketa të tjera «precizioni»me vlerë 735 milionë dollarë për të vrarë më shumë fëmijë me më tepër precizion.

Pastaj SHBA-ja bllokon edhe deklaratën më të butë të mundshme Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

Bota po bën sehir teksa Izraeli dhe mbështetësi i tij tregojnë fytyrat e tyre të shëmtuara”, vlerësoi shefi i diplomacisë iraniane përmes një postimi në rrjetin social “Twitter”.



Lajme të ngjashme