Volkan Bozkir: Asambleja e Përgjithshme e OKB-së mblidhet të enjten për Palestinën

Asambleja e Përgjithshme e Organizatës së Kombeve të Bashkuara do të mblidhet ditën e enjte për të diskutuar sulmet e vazhdueshme të Izraelit në Rripin e Gazës.

1640978
Volkan Bozkir: Asambleja e Përgjithshme e OKB-së mblidhet të enjten për Palestinën

Presidenti i Asamblesë 75. të Përgjithshme të OKB-së, Volkan Bozkir, njoftoi në rrjetin social “Twitter” se Asambleja do të mblidhet të enjten, në orën 10:00 me kohën lokale, për të diskutuar sulmet e Izraelit ndaj Palestinës.

“Unë do të mbledh Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara të enjten, 20 maj, në 10:00, për të diskutuar situatën e tmerrshme në territoret e okupuara Palestineze, bazuar në kërkesën e përfshirë në letrën e Përfaqësuesve të Përhershëm të Nigerisë dhe Përfaqësuesve të Përhershëm të Algjerisë në emër të Grupit Arab dhe të Organizatës së Bashkëpunimit Islam (OIC/OBI)”, shkroi ai në median sociale.

Ministria e Punëve të Jashtme të Turqisë njoftoi se në takimin e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, që do të mbahet pas sulmeve të Izraelit ndaj Palestinës, do të marrë pjesë gjithashtu ministri i Jashtëm, Mevlut Çavusoglu.



Lajme të ngjashme