Sulmet intensive të Izraelit në Gazë, përshkallëzohet numri i viktimave

Avionët luftarakë të ushtrisë izraelite bombarduan natën pika të shumta në rajonet jugore, perëndimore dhe veriore të Rripit të Gazës.

1640644
Sulmet intensive të Izraelit në Gazë, përshkallëzohet numri i viktimave

Avionët luftarakë të ushtrisë izraelite bombarduan natën pika të shumta në rajonet jugore, perëndimore dhe veriore të Rripit të Gazës.

Ndërkohë që avionët luftarakë izraelitë shënjestruan disa pika që u përkisnin forcave palestineze të rezistencës, toka bujqësore, rrugë dhe infrastruktura, si pasojë e sulmeve u shembën edhe disa qendra policore në jug dhe perëndim të Gazës.

Bëhet e ditur se sulmet kanë shkaktuar dëme të mëdha në disa ndërtesa dhe shtëpi, si dhe rrugë dhe rrugica. Në vend ka ndërprerje të energjisë elektrike afër pikave të bombarduara dhe u dëmtuan rrjetet e ujërave të zeza, ujit të pijshëm dhe energjisë elektrike.

Gjithashtu janë bombarduar edhe disa shtëpi dhe toka bujqësore në qytetet Rafah dhe Han Yunus në jug të Gazës.

Edhe anijet luftarake izraelite të dislokuara në det qëlluan gjithashtu drejt bregdetit të Gazës.

Si pasojë e sulmeve u shembën dy shtëpi në Deyr el-Belah dhe Gazë.

Edhe krahu ushtarak i Hamasit, “Brigadat Izzeddin al-Qassam”, njoftoi se si kundërpërgjigje ndaj sulmeve izraelite kundër civilëve, goditën me raketa qytetet Ashdod dhe Beersheba dhe disa vendbanime të Izraelit.

Edhe krahu ushtarak i Lëvizjes Palestineze “Xhihadi Islam”, goditën me raketa qytetet Sderot, Netivot dhe Hanegev të Izraelit për të marrë hak për palestinezët e vrarë në sulmet izraelite në Gazë.

Që nga data 10 maj e këtej, sulmet e Izraelit në Rripin e Gazës kanë martirizuar 197 palestinezë, përfshi këtu 58 fëmijë e 34 gra, si dhe kanë lënë të plagosur 1235 persona të tjerë.

Me dhjetëra ndërtesa janë shkatërruar plotësisht ose janë bërë të papërdorshme.

 


Lajme të ngjashme