Dy tërmete të fuqishme godasin Iranin

Në Horosan në veri të Iranit ranë dy tërmete të madhësive 5.5 dhe 5.4 ballë.

1640534
Dy tërmete të fuqishme godasin Iranin

Në Horosan në veri të Iranit ranë dy tërmete të madhësive 5.5 dhe 5.4 ballë.

Sipas deklaratës së bërë nga Qendra Sizmologjike e Universitetit të Teheranit, tërmetet u regjistruan në qendrën e nënprefekturës Cacerm në orën 03.34 dhe 05.24 me kohën lokale.

Sipas përcaktimeve të para, nuk ka pasur humbje të jetës në tërmet ndërkohë që disa shtëpi janë dëmtuar.

Ekipet e ndihmës së shpejtë u dërguan në zonat e goditura, ndërsa u bë e ditur se epiqendra ishte në një thellësi prej 16 dhe 10 kilometrash.

Vazhdojnë punimet për të plagosurit dhe përcaktimin e dëmeve.

  


Fjalët Kyçe: #Horosan , #tërmet , #Iran

Lajme të ngjashme