Heniyye: Ne e paralajmëruam Izraelin vazhdimisht për Xhaminë Al-Aksa

Shefi i Byrosë Politike të Hamasit, Ismail Heniyye tha se ata e kanë paralajmëruar vazhdimisht Izraelin që të mos prekë Xhaminë Al-Aksa.

1640114
Heniyye: Ne e paralajmëruam Izraelin vazhdimisht për Xhaminë Al-Aksa

Shefi i Byrosë Politike të Hamasit, Ismail Heniyye tha se ata e kanë paralajmëruar vazhdimisht Izraelin që të mos prekë Xhaminë Al-Aksa.

Heniyye mori pjesë në një aktivitet në shenjë përkrahjeje për palestinezët të organizuar në kryeqytetin Doha të Katarit, përmes video konferencës.

Në fjalën e tij të rastit udhëheqësi i Hamasit tha: "Ne e kemi paralajmëruar në mënyrë të përsëritur armikun të mos prekë Xhaminë Al-Aksa, që është shkak i kibles, identitetin, besimin dhe revolucioneve tona."

Duke vënë në dukje se "Rezistenca është zgjedhja jonë strategjike", Heniyye tha: "Ne nuk do të qëndrojmë duarkryq përballë pushtimit të Al-Aksasë. Ne nuk do të ndalemi derisa Jerusalemi dhe Xhamia e Shenjtë të çlirohen. Ky brez mund ta bëjë këtë."

Ai gjithashtu përmendi shtetrrethimin në qytetin izraelit Lid, ndërsa shtoi se "Gaza është nën bllokadë për 15 vjet, por sot është vendosur një shtetrrethim në qytetet e armikut."

Duke theksuar se rezistenca palestineze nuk ka ndonjë kërkesë për Gazën, Heniyye tha se lufta zhvillohet për Jerusalemin, Xhaminë Al-Aksa, lagjen Sheik Jarrah dhe të drejtën e kthimit.

"Jerusalemi dhe Xhamia Al-Aksa formojnë bazën e luftës kundër sionizmit," tha ai.

"Ne paralajmëruam se Xhamia Al-Aksa është vija jonë e kuqe dhe i thamë Netanyahut që të mos luante me zjarrin", bëri të ditur Heniyye.

 


Lajme të ngjashme