Rritet në 144 numri i të vdekurve nga sulmet e Izraelit në Gazë

Sulmet izraelite në Rripin e bllokuar të Gazës vranë 8 palestinezë të tjerë të shtunën herët, duke e çuar numrin e të vdekurve në 144, sipas Ministrisë së Shëndetësisë të Gazë.

1639695
Rritet në 144 numri i të vdekurve nga sulmet e Izraelit në Gazë
israil asker.jpg

Sulmet izraelite në Rripin e bllokuar të Gazës vranë 8 palestinezë të tjerë të shtunën herët, duke e çuar numrin e të vdekurve në 144, sipas Ministrisë së Shëndetësisë të Gazë.

Gjashtë fëmijë dhe dy gra u vranë nga forcat izraelite në sulmin e fundit kundër një shtëpie banimi.

 

I mbijetuari i vetëm ishte një foshnjë 2-muajshe, thanë autoritetet shëndetësore në Gazë, të cilët deklaruan se një "masakër" ishte pak për të përshkruar atë që ndodhi.

Ndërkohë, krahu ushtarak i Hamasit, “Brigadat Izzeddin al-Qassam”, njoftoi se Ashdod, Beersheba, u godit nga raketa në përgjigje të një sulmi ndaj një shtëpie në kampin e refugjatëve Al-Shati dhe për të marrë hak për palestinezët e vrarë në Bregun Perëndimor të okupuar.

Zëvendëskryetari i Byrosë Politike të Hamasit, Salih Al-Aruri tha se një operacion tokësore që do të fillonte në Gazë do të ishte një fatkeqësi për Izraelin dhe do të ndryshonte ekuilibrin e luftës.

Në intervistën për televizionin e Hamasit “Al-Aksa”, Aruri foli edhe për lajmet që kishin qarkulluar në media se Izraeli kishte nisur të premten një operacion tokësor në Gazë. Forcat e rezistencës janë të fuqishme aq sa të habiste pushtuesin dhe disponojnë armë më të fuqishme nga ato që Hamasi ka përdorur më parë.

Tre palestinezë, duke përfshirë dy vëllezër e motra, u vranë në sulmet e natës vonë nga avionët luftarakë izraelitë në zonën e Tel Kuleybu në Gazën veriore.

Totali i viktimave në Gaza përfshin 37 fëmijë dhe 22 gra, ndërsa numri i të plagosurve tejkalon 950 që nga e hëna, tha një deklaratë nga ministria.

Forcat izraelite kryen gati 30 sulme ajrore midis të premtes në mbrëmje dhe të shtunës në mëngjes duke marrë në shënjestër veriun e Gazës.

Si pasojë e sulmeve që morën në shënjestër zonën përreth drejtorisë arsimore, shtëpitë e civilëve dhe një xhami, pati ndërprerje të energjisë elektrike në pjesën më të madhe të lagjes.

Xhamia Kuleybu u shkatërrua plotësisht në një sulm, tha Ministria e Fondacioneve dhe Çështjeve Fetare të Gazës në një deklaratë.

Para këtij sulmi, Izraeli vrau shtatë civilë, duke përfshirë pesë fëmijë dhe dy gra.

Dëshmitarët okularë thanë se trupat u dërguan në spitalin Shifa pas bombardimit të një shtëpie që i përkiste familjes Abu Hatab në kampin e refugjatëve Al-Shati.

Vazhdojnë kërkimet për njerëzit e zhdukur nën rrënoja, thanë dëshmitarët.

Avionët luftarakë izraelitë i rinisën sulmet ajrore të premten në Rripin e bllokuar të Gazës, duke shkaktuar dëme të mëdha në ndërtesat e banimit përtej enklavës.

Ndërkohë, 11 palestinezë u vranë të premten ndërsa forcat Izraelite u përplasën me demonstruesit për të shpërndarë tubimet në pjesë të Bregut Perëndimor.

Gjithashtu, autoritetet libaneze njoftuan se një i ri libanez u vra kur zjarri i artilerisë izraelite shënjestroi protestuesit përgjatë gardhit të sigurisë izraelite në jug të vendit.

Tensionet kanë qenë të larta në lagjen Sheikh Jarrah të Jeruzalemit Lindor dhe në Xhaminë Al-Aqsa dhe Portën e Damaskut që nga fillimi i muajit të (agjërimit) të Ramazanit ndërsa forcat izraelite dhe kolonët hebrenj sulmuan palestinezët.

Tensionet u zhvendosën nga Jerusalemi Lindor në Gaza pasi grupet e rezistencës palestineze atje u zotuan të hakmerreshin ndaj sulmeve izraelite në Xhaminë Al-Aqsa dhe Sheik Jarrah nëse sulmet nuk ndaleshin.

Izraeli e pushtoi Jerusalemin Lindor, ku ndodhet Al-Aqsa, gjatë luftës arabo-izraelite në 1967. Izraeli e aneksoi të gjithë qytetin në 1980 me një lëvizje që nuk është njohur asnjëherë nga bashkësia ndërkombëtare.

 


Lajme të ngjashme