Mashal: Për të ulur tensionin Izraeli duhet të dalë nga Al-Aksa

Turqia dhe vende të po bëjnë përpjekje për t'i dhënë fund tensioneve midis Izraelit dhe Palestinës, me kushtin kryesor që izraelitët të largohen nga xhamia Al-Aksa, tha ish-shefi i Byrosë Politike të Hamas, Halit Meshal (Khaled Mashal).

1639792
Mashal: Për të ulur tensionin Izraeli duhet të dalë nga Al-Aksa

Turqia dhe vende të po bëjnë përpjekje për t'i dhënë fund tensioneve midis Izraelit dhe Palestinës, me kushtin kryesor që izraelitët të largohen nga xhamia Al-Aksa, tha ish-shefi i Byrosë Politike të Hamas, Halit Meshal (Khaled Mashal).

 

Meshal i vlerësoi sulmet e Izraelit ndaj xhamisë Al-Aksa në Jerusalemin Lindor të okupuar dhe fazën që pasoi sulmet në Rripin e Gazës këtë javë, gjatë një interviste për kanalin në arabisht të TRT-së (TRT Arabi).

Ish-shefi Byrosë Politike të Hamasit pretendoi se Izraeli po luan me zjarrin dhe është ai që e ka shkaktuar krizën aktuale duke sulmuar xhaminë Al-Aksa.

Grupet palestineze të rezistencës në Gaza e kishin paralajmëruar Izraelin për disa ditë për të ndaluar sulmet në Jerusalem, shtoi Meshali.

"Kjo është një përpjekje kombëtare sepse ne ishim një popull që jetonim në këto toka dhe pushtuesit erdhën dhe na dëbuan me forcë. Pra, kjo është një rezistencë ndaj pushtuesve. Ne nuk i luftojmë ata sepse janë hebrenj, por sepse ata janë pushtues. Ne kemi të drejtë të mbrojmë tokat tona”, theksoi ish-shefi i Byrosë Politike të Hamasit.

Meshali siguroi se askush nuk mund t'i privojë palestinezët nga e drejta e tyre për rezistencë dhe theksoi se Izraeli nuk mund t'i privojë Palestinezët nga e drejta për të qenë pranë Jerusalemit dhe Xhamisë Al-Aksa.

Kushtet e Hamasit për t'i dhënë fund tensionit

Sipas Meshalit, Turqia, Egjipti, Katari dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës po kërkojnë marrjen nën kontroll të përshkallëzimit midis Gazës dhe Izraelit.

"Kushtet më të rëndësishme janë përfundimi i pushtimit nga Izraeli i xhamisë Al-Aksa, njohja e lirisë së adhurimit për popullin tonë dhe myslimanët në xhaminë Al-Aksa dhe ndërprerja e zhvendosjes së palestinezëve në lagjen Sheikh Jarrah”, - tha Meshal.

Ai theksoi se grupet e rezistencës kanë qenë në gjendje të përmirësojnë aftësitë e tyre ushtarake përkundër embargos në Rripin e Gazës.

 


Lajme të ngjashme